Xhaçka në Komandën e Bashkuar të NATO-s: Shqipëria, qendër e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Xhaçka në Komandën e Bashkuar të NATO-s: Shqipëria, qendër e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Forcës së Bashkuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut me qendër në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), ku u prit nga komandanti i kësaj force, admiral James Foggo, i cili është njëkohësisht edhe komandant i forcave detare të SHBA për Europën dhe Afrikën. Një prej zonave të përgjegjësisë së JFC në Napoli është edhe Ballkani Perëndimor.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit, ministrja Xhaçka nënvizoi drejtimin Strategjik të NATO-s në Jug të Aleancës, si kontribut vendimtar për paqen dhe stabilitetin në këtë zonë të Aleancës.

Ajo siguroi admiralin amerikan se vendi ynë do të vazhdojë të promovojë politikën e dyerve të hapura dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Shqipëria është e vendosur të jetë qendër e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe zëri kryesor për vlerat dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën. Në funksion të një rajoni më të sigurt e të mbrojtur nga kërcënimet që vijnë nga Rusia, për Ballkanin Perëndimor e ardhmja e vetme është orientimi drejt perëndimit”, tha ministrja Xhaçka në takimin me admiral Foggo.

Për komandantin e Forcës së Bashkuar, Shqipëria përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rolin e saj aktiv në rajon, ka treguar se është një anëtare e denjë e Aleancës dhe kontribuese për paqen dhe sigurinë.

“Kontributi dhe roli i Shqipërisë për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit është mbresëlënës”, tha admiral Foggo gjatë bashkëbisedimit me ministren shqiptare të Mbrojtjes.

Dëshmi e kësaj, përfundoi admiral, është edhe konferenca rajonale e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi që Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate do të organizojë në Tiranë gjatë muajit maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?