Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka ka publikuar një video në rrjetet sociale ku fton qytetarët që të votojnë Partinë Socialiste.
Xhaçka thekson se në 8 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste është bërë shumë, por ka akoma shumë për t'u bërë.
'Shumë është bërë në 8 vite, por puna ende s’ka përfunduar. Ndaj me 25 prill, të ftoj të votosh shpresën për të ardhmen, për fëmijët tanë. Që bashkë me Edi Ramën kryeministër, të përfundohen projektet e mëdha dhe reformat e nisura, për ta bërë Shqipërinë anëtare të denjë të familjes evropiane.'- shkruan Xhaçka.