Xhaçka shkëlqen në Tiranë 
​shënon rritjen më të lartë për PS

Xhaçka shkëlqen në Tiranë <br />​shënon rritjen më të lartë për PS
Olta Xhaçka është kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën me suksesin më të lartë elektoral për këto zgjedhje që sapo kaluam.

Ajo pati nën përgjegjësi njësinë administrative numër 3 në kryeqytet, njësi e cila rezulton që të ketë përqindjen më të lartë të rritjes së votave për PS-në, krahasuar me vitin 2013. Kryetarja e Forumit të Gruas në PS dhe ish-ministrja e mirëqenies sociale, ka gërryer votat jo vetëm të PD-së, gjë kjo që ka ndodhur në të gjitha njësitë bashkiake, por edhe të LSI-së.

LSI ka ulje vetëm në këtë njësi, teksa është rritur në të gjitha minibashkitë e tjera. Xhaçka e ka rritur partinë e saj në zonën ku kandidonte me 6.69 %, krahasuar me vitin 2013, vlera kjo më e lartë e rritjes në të gjithë qytetin. Në këtë njësi, në vitin 2013 PS kishte marrë vetëm 45.08 % të votave, ndërkohë që këtë vit ka marrë 51.77 % të votave totale. Në vlerë numerike, nga 9008 vota që kishte, tani PS është rritur në 9289 të tilla.

Ajo që vihet re, është se Partia Demokratike në këtë zonë është dobësuar me 5.71 % të votave, ndërsa LSI-ja, me 0.79 %.  Përveç njësisë 5 të drejtuar nga Pandeli Majko, njësisë 7 të drejtuar nga Vasilika Hysi dhe njësisë 11 të drejtuar nga Rakip Suli që kanë ulje në përqindje votash krahasuar me vitin 2013, të gjitha njësitë e tjera kanë një rritje votash, pavarësisht se niveli i përqindjes është më i ulët se i njësisë 3.

Rritjet
Në njësinë 1 të kryesuar nga Elona Gjebrea PS është rritur me 1.32%, teksa PD ka rënë me    -7.14% dhe LSI është rritur me 5.62% të totalit të votave. Besnik Bare në njësinë 2 ka shënuar një rritje për PS-në, në vlerën 1.27 %, teksa në këtë zonë PD është zvogëluar me -5.88%, ndërsa LSI është rritur me 2.76 %. Blerina Gjylameti në njësinë 4, është rritur me 3.4%, ndërsa PD është zvogëluar me -10.03. Në këtë njësi LSI është rritur me 4.5%. Në njësinë 6 në Kombinat, Saimir Tahiri ka shënuar një rritje me 0.48 %, zonë ku PD është dobësuar me   -3.16%, kurse LSI është rritur me 3.8 %. Ervin Bushati në njësinë 8, bastion i PD-së, ka arritur të ndryshojë rezultatin, duke shënuar një rritje  1.29% për PS, teksa PD është dobësuar me     -7.78, vlerë me të cilën pothuajse është rritur LSI  7.38. Në njësinë 9, Ogerta Manastirliu  ka shënuar një rritje për PS-në me vlerë totale 2.88% krahasuar me vitin 2013, dhe PD në këtë zonë është dobësuar me -6.96%, krahas rritjes 2.99% të LSI-së. Fatmir Xhafaj dhe Klotilda Ferhati, përgjegjës për njësinë 10, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme plot 4.17 % në këtë njësi, ku PD ka një dobësim të thellë me -12.97 %, ndërsa LSI është rritur me 5.15 %.

Uljet
Njësia 5 e drejtuar nga deputeti Pandeli Majko kë mbledhur 1% më pak vota, se në vitin 2013. Ai ka marrë 53.81 % të votave totale, krahasuar me 54.81 që kishte në vitin 2013, ose 20,122 vota nga 20,775 të tilla. PD-ja në këtë njësi është dobësuar me 5.74% të votave, ndërsa LSI është rritur me 4.38 %. Njësia 7 e drejtuar nga kandidatja socialiste, Vasilika Hysi, ka shënuar ulje të nivelit të përqindjes së votave krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ajo ka marrë 51.61 % të votave, nga 51.82 % të tilla, ose në vota 15,086 nga 15,660. LSI është rritur me 5%, PD është ulur me 5.96 %. Në njësinë 11 ku punën e drejtonte Rakip Suli, PS ka marrë 1002 vota më pak, ose 44.91% nga 45.69% të totalit. LSI është rritur me 6.56%, ndërsa PD është dobësuar 5.17%.
 
tabela
grafiku
(Tabela e rezultateve të PS në njësinë nr.3 në Tiranë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…