Xhaçka takim me homologen gjermane dhe të rajonit në Mynih, diskutime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor

Xhaçka takim me homologen gjermane dhe të rajonit në Mynih, diskutime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologët e saj të rajonit dhe Gjermanisë gjatë zhvillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Xhaçka është shprehur se është diskutuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.

“Takim i frytshëm me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gervalla dhe të Bosnje Herzegovinës, BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Diskutim  konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit”, shkruan Xhaçka

Ndër të tjera Xhaçka shprehet se takimet “thellojnë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”.

Olta Xhaçka se bashku me kryeministrin Edi Rama ndihen në Mynih prej ditës së premte lidhur me zhvillimin të konferencës 3 ditore të Sigurisë në Mynih për situatën dhe tensionet Rusi-Ukrainë. Në këtë konferencë për herë të parë mungojnë përfaqësuesit e Rusisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë