Xhaçka takime me banorët Vodicës dhe Leskovikut: Vota më 25 prill për të ardhmen e familjeve tuaja

Në vijim të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga kryebashkiaku Isai kanë zhvilluar takime me banorë të zonave të Vodicës dhe Leskovikut.

Gjatë këtyre takimeve, Xhaçka theksoi se natyra e mrekullueshme dhe trashëgimia kulturore e bëjnë Kolonjën një atraksion strategjik për turizëm. Sipas saj, oferta turistike që Kolonja ofron mund ta zhvillojë edhe më shumë ekonomikisht zonën dhe familjet e saj.

“Ne garojmë në këtë betejë elektorale për të marrë përsipër përgjegjësitë për të bërë maksimumin e fuqive tona dhe të zotësisë tonë, për të bërë më të mirën për ju. Një votë që hidhet sot, nuk është thjesht votë për partinë dhe kandidatin, por është për secilin  prej jush, për të ardhmen tuaj, për vendimet që do merren për ju dhe komunitetin tuaj. Është një garë e cila vë si shërbëtorin tuaj publik njeriun më të aftë, më të zotë dhe më të përgjegjshëm për të bërë maksimumin për ju”, u shpreh ajo.

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai nënvizoi ndërtimin e ujësjellësit të Ersekës dhe vijimin e punës së rrugës Ersekë - Korçë si dy projektet të cilat do t’i japin familjeve kolonjare dininjetin e merituar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike