Xhaçka takon homologun hungarez: Mirënjohje për kontributin pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, Hungaria një nga mbështetëset më të palëkundura të integrimit të Shqipërisë në BE

Xhaçka takon homologun hungarez: Mirënjohje për kontributin pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, Hungaria një nga mbështetëset më të palëkundura të integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka me homologun e saj hungarez, Peter Szijjarto

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka bërë me dije se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me homologun e saj hungarez, Peter Szijjarto.

Dy homologët gjatë takimit të tyre diskutuan mbi memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e arsimit, forcimin e diplomacisë ekonomike dhe caktimin e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri- Bashkim Evropian.

Pas takimi dypalësh Xhaçka ka bërë edhe një deklaratë për shtyp.

Ministrja e jashtme, fillimisht ka falënderuar homologun e saj për takimin e sotëm, pasi sipas saj diplomacia në këto kohë pandemie është reduktuar. Ajo shtoi se ky takim ka rikonfirmuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë e Hungarisë

Ishte vërtet një kënaqësi për mua të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë,z. Péter Szijjártó, i cili zhvillon një vizitë një-ditore në vendin tonë.

E falënderoj kolegun Szijjártó që ka vendosi të vizitojë Tiranën në këtë kohë të vështirë kur për fat të keq diplomacia është reduktuar në takime online, që natyrisht nuk mund të zëvendësojnë kurrë takimet në person si këto.

Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për të rikonfirmuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë e Hungarisë, qoftë në planin bilateral ashtu edhe në atë rajonal e shumëpalësh.”

Xhaçka nuk la pa shprehur mirënjohjen e saj ndaj Hungarisë, për kontributin e saj pas tërmetit që shkundi vendin vitin e kaluar si edhe gjatë pandemisë së COVID-19.

Hungaria është një vend që na ka ndihmuar shumë dhe unë gjej rastin ta falënderoj kolegun Szijjártó për donacionin bujar prej 260 000 eurosh në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe për maskat e kostumet mbrojtëse që ai vetë solli në Shqipëri në një shfaqje shumë simbolike e shumë të mirëpritur mbështetjeje.

Ministrja e jashtme gjatë fjalimit të saj i vuri theksin nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e Arsimit, ku sipas saj ky është një zhvillim i bukur.

  “Njё tjetёr hap i mirëpritur është edhe nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e Arsimit, në kuadër të Programit Hungarez të Bursave për 2021-2024.

Ky është vërtet një zhvillim i bukur pasi është një investim tek lidhjet mes të rinjve të vendeve tona duke konsoliduar kështu edhe më tej marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Hungarisë.“

“Me kolegun Szijjártó ndamë mendimin se marrëdhëniet ekonomike po ecin në një trend pozitiv, por që nuk janë aty ku duhet të jenë.

Dhe në këtë kontekst u angazhuam për të mbështetur e nxitur shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik në terma sa më konkrete.”

Xhacka përmendi edhe faktin se me homologun e saj diskutuan edhe rreth integrimit të Shqipërisë në BE, duke shtuar se Huungaria është një ndër mbështetësit më të palëkundur për sa i përket kësaj.

Sigurisht, që folëm për integrimin. Hungaria është një nga mbështetëset më të palëkundura të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit tonë, prandaj i shpreha mirënjohjen kolegut tim për këtë mbështetje të vazhdueshme ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanit Perёndimor, por edhe për mbështetjen konkrete që na kanë dhënë duke caktuar dy diplomatë hungarezë në Ministrinë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilët ofrojnë ekspertizë të vlefshme në procesin paraprak për hapjen e negociatave.”

   

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!