Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka qenë këtë të hënë në Peshkopi ku ka zhvilluar një takim me një takim me banorë, punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave)
Duke e konsideruar një vendim abuziv dhe në mungesë të plotë transparence, Ministrja Xhaçka ka bërë të ditur për banorët e Peshkopisë dhe se do të anulohet vendimi i Këshillit të Basenit, të ujërave Drini-Buna për dhënien me koncension të këtij burimi .
Gjithashtu ministrja në fjalën e mbajtur tha se për këtë rast do të mbahen dhe përgjegjësitë e duhura.
“Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë”, është shprehur Xhaçka
Nga ana e tyre disa nga përfaqësuesit e biznese në këtë takim janë shprehur se askush nuk i kishte pyetur për privatim, ndëkohë llixhat përbëjnë një burim të ardhurash për të gjithë qarkun.
Gjatë vizitës së saj, ministrja Xhaçka bisedoi me bizneset edhe për zhvillimin e mëtejshëm të llixhave, ndërsa kërkoi prej tyre administrim më të mirë të Burimit Termomineral të Llixhave.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvend/ Berisha bëhet ‘lëmsh’, i duket Gjylameti si Xhaçka! Burri i Blerinës s’u thirr kurrë në SPAK! Replikon deputetja e PS-së: Më shkarkove nënën e babain nga puna në një ditë
13 Shkurt, 12:48
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Dibër/ Arrestohet një punonjës lokali dhe sekuestrohen 8 makineta të lojërave të fatit! Pronari i biznesit ishte arrestuar në dhjetor
9 Janar, 10:17
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor 2024, 10:51
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor 2024, 12:45
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor 2024, 09:30
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor 2024, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor 2024, 09:37
Beavo zonja Xhacka , kur del ne mbrotje te te njerezve qe luftohen nga oaligjeshmeria . Cdo deputet ise minister duhet re justifikoj viten e narre nga populli . Bashke me Bracen jeni nga te vetmit qe luftoni deri ne find kunder padrejtesive
Përgjigju