Vettingu në Polici, lufta kundër drogës, krimi i organizuar dhe parandalimi i azilkërkimit ishin këto disa nga çështjet e diskutimit në takimin që ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi me ambasadoren e Holandës në Tiranë Dewi van de Eeerd.
Xhafaj e njohu Ambasadoren me prioritetet e Ministrisë së Brendshme në këtë mandat qeverisës si dhe me një sërë masash në forcimin e regjimit kufitar.
“Një tjetër masë, shtoi ministri, do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në Pikat kufitare”.
Ambasadorja vlerësoi punën e kryer si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes policive në të dy vendet.
Gjithashtu ajo u shpreh e gatshme për të mbështetur prioritetet e reja të Ministrisë së Brendshme, përmes asistencës teknike dhe logjistike.
Ambasadorja shprehu besimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pohoi se ka vërejtur masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për frenimin e fenomenit të azilkërkimit.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit.
Ambasadorja u shpreh e bindur se Vetting-u në Policinë e Shtetit do të rrisë besimin e qytetarëve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com