Jo vetëm në sistemin gjyqësor! Vettingut do t'i nënshtrohen edhe punonjës të Policisë së Shtetit e Gardës së Republikës.
Ky është urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së.
Siç ishte lajmëruar më herët, Ministri Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.
Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv/ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Sipas këtij urdhri, kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm.
Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të dorëzohet brenda këtij fundviti.
Ky proces është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe synon verifikimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (Vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë.
"Rritja e besimit të qytetarëve në organet e rendit dhe sigurisë është një objektiv parësor i punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit", thuhet në urdhrin e firmosur nga ministri Xhafaj.

(Dokumenti i firmosur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së prezantimit të programit qeveritar se shumë shpejt do nisë Vettingu edhe në radhët e policisë. Ky ka qenë edhe një nga paralajmërimet e kryeministrit Rama për sa i përket pastrimit të policisë nga segmente të lidhur me krimin e organizuar.
Vettingu në radhët e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës pritet të realizohet në bashkëpunim me ekspertë të EUROPOL dhe FBI.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO