Xhafaj:Hapa konkretë kundër
krimit, goditje e koordinuar

Xhafaj:Hapa konkretë kundër<br />krimit, goditje e koordinuar<br /><br>
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se është mbyllur me rezultate pozitive faza e parë e operacionit “Forca e Ligjit”, ku janë identifikuar grupet kriminale, pasuritë e tyre nga aktiviteti kriminal, bashkëpunimi me grupet jashtë vendit. Ministri tha se ka nisur faza e dytë, ku deri më tani janë dhënë rezultate pozitive kundër krimit të organizuar.

“Është shndërruar në një fenomen global dhe ka treguar aftësi të mëdha ndaj ndryshimeve politike. Qeveria shqiptare, MB e konsiderojnë luftën kundër krimit si prioritetin thelbësor të tyre. Qeveria ka miratuar një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”. Nisma ka një qasje ndërkombëtare. Ka përfunduar faza e parë, lidhjet e personave me aktivitete kriminale, pasurisë që zotërojnë, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet jashtë vendit, apo mbështetjet e siguruara ndër vite. Tashmë ka filluar veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive. Kemi hedhur hapa konkret në kufizimin e këtyre grupeve. Vettingu në polici do na ndihmojë të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit dhe të paaftët. Të gjitha janë pjesë e një programi unik prioritetesh”, tha Xhafaj.

Në konferencën me temë “Bashkëpunim kundër krimit të organizuar”, ministri i Brendshëm deklaroi se do të gjenden një alternativë për një goditje të koordinuar ndaj krimit. Për këtë, Xhafaj tha se është propozuar një nismë ndaj këtij fenomeni.

"Kjo konferencë është një mundësi e mirë për të gjetur alternativat në një goditje të koordinuar ndaj krimit. Ne kemi propozuar edhe nisma të tjera ndaj këtij fenomeni. Në Trieste ndamë me partnerët për krijimin e një qendre rajonale për bashkëpunimin policor për luftën pa kufi ndaj krimit. Suksesi varet nga ne, sa do të jemi në gjendje të kryejmë hetime dhe operacione të përbashkëta. Ministria e Brendshme shpreh vullnet për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve për shkëmbimin e informacionit mes agjencive tona. Lufta ndaj krimit është kontribut ndaj qytetarëve, për një mundësi dhe shpresë në të ardhmen. Ne kemi objektiv integrimin në BE", shtoi ministri.

d.c/.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi