Për kryetarin e PD, Lulzim Basha shteti ka rënë pas votimit nga parlamenti të Fatmir Xhafajt në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ai deklaron se edhe kur për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme.
"Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë" thotë Basha.
Kryedemokrati shprehet se tani radhën e kanë zgjedhjet, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë, pasi populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë.
"Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar.
Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë.
Ngrihemi Bashke Zgjedhje Te Lira Republika e Re" përfundon Basha.
Basha pak ditë më parë deklaroi se Xhafaj do të futet në Ministrinë e Brendshme vetëm në do të kalojë mbi trupat e demokratëve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com