Xhafaj: Policia përballet me përbaltje nga ata që iu preken interesat dhe janë nën influencën e grupeve kriminale

Xhafaj: Policia përballet me përbaltje nga ata që iu preken interesat dhe janë nën influencën e grupeve kriminale

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë një Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Xhafaj ka thënë se ky takim është shumë i rëndësishëm, dhe se policia ka një bashkëpunim me policitë e vendeve të rajonit. Sfidat për policinë, sipas Xhafës janë krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore. Ministri nuk ka harruar të përmendë edhe sulmet e opozitës ndaj policisë së  Shtetit. Xhafaj tha: se policia vihet në qendër të akuzave, duke qenë në influencën e grupeve kriminale.

Karakteri ndërkufitar, madje transnacional i tyre bën domosdoshmëri bashkëpunimin dhe koordinimin e energjive të përbashkëta. 
Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale qe veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë. 
Jam krenar të konfirmoj se kolegët tuaj në Shqipëri mbeten shumë të fokusuar në orientimin strategjik dhe operacional për një luftë sa më efikase kundër grupeve dhe interesave kriminale. 

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SALVINI: 07/10/2018 02:04

    Tepelenasit XHAFAJ VELIU ETJETJPOR ETJETJ PO NDERTOJNE URAT E LIDHJES ME MAFIEN EUROPIANE .SKA BIR NENE DHE KURVE QE TI BEJE GJE TAHIRIT !! SE TAHIRI INTERNETIN E POLICISE KA KAMERAT ,KA BUNKIERET KU GROPOSEN FLORINJTE EUROT NGA BIZNESI O KANABISIT DHE KOKAINES .I RRUAN BY...THEN XHAFAJ NDERSA RAMA I RRUAN MJEKEROSHEN .

    Përgjigju
  • Berti Curra: 02/10/2018 13:41

    Te punosh ne ditet e sotme dhe te japesh rezultat eshte gjeja me e veshtire qe mund te besh, kjo pune duhet te vlersohet maksimalisht nga te gjithe.

    Përgjigju
  • Mark: 02/10/2018 13:34

    PD-ja ka 5 vjet qe sulmon policine e shtetit ne cfaredo aksioni te saj vetem per interesat politike te saj

    Përgjigju
  • mir mani: 02/10/2018 13:33

    Policia e shtetit nga vet emri nuk eshte as e xhafes as e Rames dhe PD kete nuk e kupton por ama ka nje gje. Menyra se si e menaxhon ministri eshte per tu vleresuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'