Xhafaj: Pr/ligji i vettingut u shpërnda
për deputetët që në datën 4 korrik

Xhafaj: Pr/ligji i vettingut u shpërnda<br />për deputetët që në datën 4 korrik
Kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj e sheh plotësisht të mundshëm arritjen e një kompromisi për të miratuar menjëherë ligjin e vetingut pavarësisht afateve kushtetuese.

Xhafaj tha për median se kjo gjë mund të rregullohet me hyrjen në fuqi të ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si veting. “Ligji i ndryshimeve kushtetuese tashmë është dekretuar. De fakto ai ekziston që sot si normë kur është shpallur nga Presidenti. Asgjë nuk ka pengon ne të miratojmë ligjin në seancë plenare, dhe të llogarisin datën e hyrjes së tij në fuqi mbas datës kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese”,-tha Fatmir Xhafaj.

Një ditë pasi njoftoi anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi për thirrjen e mbledhjes gjatë ditës së djeshme, mbledhje e cila nuk u bë, kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj tha se pr/ligji është i gatshëm për tu votuar, pasi deputetët janë njohur me draftin që në datën 4 Korrik.

Ai hodhi poshtë pretendimet e PD se s'janë njohur me projektligjin. "Kam njoftuar jo vetëm për mbledhjen, por edhe kam dërguar relacionin e shtojcat e projektit. Ligji është ai për vetingun, një nga ligjet kryesore të paktës prej 50 ligjesh që shoqërojnë projektin Kushtetues.

Një nga shtatë ligjet që bën të mundur zbatimin e asaj që kemi miratuar konsensualisht. Bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e realizimit të reformës në drejtësi. Është një ligj shumë i rëndësishëm, pasi është hapi i parë i vetingut dhe pa të nuk mund të fillojë implementimi i reformës në drejtësi.

Ky ligj ka pasur një proces shqyrtimi. Ju e dini se me dorëzimin e projektit kushtetues nga komisioni në Kuvendin e Shqipërisë, janë futur në kalendar dhe 7 ligjet që shoqërojnë projektin Kushtetues që ishin programuar për në datën 28 korrik. Nevoja për ecurinë e reformës, ky projektligj është shqyrtuar. Është një gënjeshtër nga ata që pretendojnë se s'kanë kohë për të njohur ligjin.

Në datën 4 Korrik kanë marrë projektligjin. Ajo që është bërë dje ka qenë përshtatja me Kushtetutën. Ndryshimet janë reflektimi i atyre dispozitave të ndryshuara në projektin kushtetues. Ky projektligj është i gatshëm për tu shqyrtuar me këto ndryshime dhe për të kaluar në seancë plenare",-u shpreh Xhafaj.


Lista e ligjeve prioritare që pritet të miratohen:
 
1. Draft Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”(SPAK)
 
2. Draft Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
 
3. Draft-Projektligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
 
4. Draft-Projektligj për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në RSH
 
5. Draft-Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
 
6. Draft-Projektligj “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
 
7. Dr. Pr. ligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8577, dt 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri