Xhafaj rrëzon alibinë e Llallës për
mos hetimin e zyrtarëve/ Letra

Xhafaj rrëzon alibinë e Llallës për<br />mos hetimin e zyrtarëve/ Letra
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj i ka kthyer përgjigje përmes një letre kryeprokurorit Adriatik Llalla pas shqetësimit të ngritur nga ky i fundit sipas të cilit krijohet një ngërç institucional me Kushtetutën e re.
 
Në letrën e tij Xhafaj sqaron se i konsideron pretendimet e kryeprokurorit si të pambështetura në argumente kushtetuese.
 
Duke iu referuar standardit të parimit të vazhdimësisë ligjore dhe institucionale, kreu i komisionit shprehet se ky parim lidhet me zbatimin e ligjeve të miratuara, përderisa ato nuk janë shfuqizuar.
 
"Ky shqetësim merr zgjidhje përmes parimit të vazhdimësisë. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar".
 
Në letrën e dërguar Llallës, Xhafaj i kujton se ndodhet në detyrë dhe po i ushtron kompetencat e tij kushtetuese e ligjore për shkak të parimit të vazhdimësisë.
 
"Pavarësisht se vazhdimi i qëndrimit në detyrë të Prokurorit të Përgjithshëm nuk parashikohet shprehimisht në dispozitat kalimtare (për të cilin në letër nuk shprehet ndonjë kundërshti), ai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin që i njihet nga Kushtetuta, derisa të bëhet e zbatueshme në kohë dispozita kushtetuese që parashikon zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është organi që i propozon Kuvendit kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm të ri".
 
Kreu i Reformës në Drejtësi rrëzon alibinë e kryeprokurorit duke e cilësuar si të pabazuar shqetësimin për heqjen e të drejtës për të hetuar zyrtarët e lartë deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tij vetëm pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari.
 
"Në nenin 179, pika 8 të Kushtetutës parashikohet se “Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari.”. Ky rregullim kushtetues është argumenti bazë që rrëzon qëndrimin e parashtruar se nuk ka parashikime për prokurorinë në dispozitat kalimtare"thotë Xhafaj.

Ndërsa transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit shprehet kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi.
 
 
Pak javë më parë kryeprokurori Llalla përmes një letre të hapur kërkoi miratimin e dispozitave kalimtare, pasi Kushtetuta e re e miratuar i heq kompetencat dhe krijon ngërç, ndërsa rrezikon edhe dosjet që janë në hetim dhe gjykim.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron