Xhafaj: Vettingu do të kalojë, vendimi i
paralajmëruar, gjykata cënoi legjitimitetin

Xhafaj: Vettingu do të kalojë, vendimi i<br />paralajmëruar, gjykata cënoi legjitimitetin
Pas pezullimit të ligjit të Vetingut, Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i paralajmëruar, pasi sipas tij, kishte disa ditë që qarkullonte tek gjyqtarët dhe prokurorët vendimi në fjalë.
 
Ai ngriti dyshime mbi vendimin në fjalë duke e argumentuar këtë dyshim edhe me mungesën e arsyetimit të vendimit të marrë.
 
Xhafaj tha gjithashtu se vendimi i marrë është shpërndarë menjëherë në media pa dalë ende nga salla e mbledhjes trupa e gjyqtarëve. 
 
“Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë në asnjë gjykatë, e jo më tek Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai, shkruan Top Channel.
 
Xhafaj  deklaroi se vetë Kushtetuesja ka një konflikt interesi me ligjin në fjalë, pasi ishte pikërisht ky institucion dhe anëtarët e tij që do t’i nënshtroheshin të parët procesit dhe pasojave të Vettingut.
 
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi tha se më shumë sesa një motivim politik, vendimi i Kushtetueses lidhet me problemin që kjo gjykatë vetë mund të ketë me ligjin në fjalë.
 
Ai shprehu bindjen se Venecia do të tregohet shumë e qartë në rekomandimin e vet, se reforma e Vettingu do ta kalojnë edhe këtë pengesë, që e quajti vetëm çështje kohe, ndërsa tha se vetë Gjykata Kushtetuese cënoi legjitimitetin e saj përmes këtij akti.
 
Në fund, Fatmir Xhafaj kishte edhe një thirrje për të gjithë ata që janë subjekt i ligjit të Vettingut.
 
“Reforma do të shkojë deri në fund. Ajo do të bëhet dhe ligji do të veprojë për të gjithë, edhe për ata që janë gjyqtarë të ndershëm dhe me integritet që meritojnë të rivlerësohen dhe të nderohen më shumë në këtë vend, edhe ata të cilët duhet të largohen nga sistemi dhe është mirë që të largohen vetë sepse ligji nuk i ka parashikuar të gjitha”, mbylli fjalën e tij Xhafaj.
 
 
 d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin