Kryeministri Edi Rama ka deklauar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është asnjë provë kompromentuese për vëllain e tij, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Rama e bazoi deklaratën e tij te një ekspertizë ndërkombëtare që sipas tij kishte dalë në konkluzionin se materiali i opozitës ishte o montuar dhe jo autentik.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas sulmeve të PD dhe LSI ditët e fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt pas akuzave për të vëllanë e tij se është dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

Ne nuk jemi të rënë nga qielli, ëngjej jo e jo, s’jmei as të pagabueshëm, dhe a stë paprekshëm asesi nga të këqijat q prekin njeërzit kur ul;en në një karrige. Por ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët e mandatar nga populli historikisht por edhe sot marrim përgjegjësitë për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten. Ndërsa ata janë të papërgjegjshëm në raport me vendin, dhe sa për veten e kanë lënë peng që prej 1991 te një njeriu. Parimi i atij pengmarrësi për thuajse 30 vjet, unë të ngre dhe unë të mbaj. Mjafton të bësh atë që them unë dhe mund të vrasësh, vfjedhesh, godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë. Kjo kulturë prej bajraku stalinist, është kultivuar si një mortje, jo vetëm në oborrin e PD por ehd etë një pjese të shoqërisë tonë. Te ne ska qenë kurrë kështu dhe s’do të jetë dot ëkshtu, sepsen e nuk jemi njësoj si ata, jemi ndryshe, shumë ndryshe. Nuk është rastësi që po të thesh kokën prapa, sa herë atyre u është dhënë mundësia të dnërtojnë Sjhqipëirnë e tërë, kanë shkatërrura e prishur më shumë se s akant ndërtuar. Ndërsa ne qysh prej lindjes se PS gjithnjë kemi ndërtuar dhe ndrequr, më shumë se sa i kemi dëmtuar.

Për t’u kthyer tek unë, në këtë familje politike gjithsecilit i është dhënë një mundësi për të bërë një punë, por vendin e punës secili duhet ta mbajë vet me dinjitet dhe rezultate. Unë jam bërë copë për të mbrotjur punën e një ministri,m e nhjë kryetari bashkie, që ia di dhe ia vlerësoj punën që bën, kur të gjithë e kanë rrehtuar me kundërshtitë e tyre, por mos prisni  kurrë të mbroj askënd për të bërë avokatin e kudoqoftë kur është fjala për t’u përballur me akuzat e organeve të drejtësisë. Kur Saimir Thairi u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj sipas atyre që shkojnë pas Berishës, sepse e mbrojta nga arresti me burg. Po ashtu unë kisha faj si ndër tanët pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë. E kam me tanët, ku hyj unë këtu në këtë mes, dhe pse duhet të hyj unë në këtë mes? Unë nuk di të tallem me ndërin e jahstëzkaonshëm që më kanë bërë ata që më kanë zgjedhur duke më dhënë pasurinë më të madhe, mundësine e rrallë fare që të udhëheqë vendin e tij për një periudhë kohe. Po mos besoja në ato që them s’do bëja dot gjithçka në këto vite mes zjarrit dhe baltës.

Akuzat ndaj ministrit të Drejtësisë bëhen nga Partia Demokratike, por ato s’mund të neglizhohen.

Një grup ekspertize ndërkombëtar më ka konfirmuar se përgjimi ëhstë tërësisht i montuar.

Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, as ligjërisht, as moralisht. Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën, ndërkohë që prokuroria mund të vazhdojë hetimin e saj të thelluar. Përsëris kërkesën e kreut të grupit parlamentar. Kjo është një sfidë e madhe e drejtësisë. Në këtë sfidë, prokuroria dhe gjykatat duhet t'u japin provën e të vërtetës shqiptarëve. Të provojnë autenticitetin e përgjimit, ndryshe askush nuk duhet të luajë mish për top"

Edi Rama në mblehdjen ë grupit parlamentar të PS

Autenciteti i audios mbetet për t'u konfirmuar nga prokuroria. Por menjëherë pas këtij zhvillimi, Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje në Prokurorinë e Tiranës tre zyrtarët e PD. Sipas tij, përgjimi është i sajuar dhe se zëri që dëgjohet në audio, nuk është i tij.