Xhaferi:Pa shqiptarët institucionet
në Maqedoni jo funksionale

Xhaferi:Pa shqiptarët institucionet<br />në Maqedoni jo funksionale
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u ka bërë thirrje të gjitha partive që të reflektojnë dhe të sigurojnë funksionin normal të institucioneve, pasi është në dobi të qytetarëve dhe të institucioneve të shtetit.

Gjatë një interviste për mediat vendase ai u shpreh se zgjedhja e kryetarit të kuvendit është pikënisja e daljes nga kriza e stërzgjatur në Maqedoni. 

“Kjo i hap rrugën e fillimit të funksionimit të institucioneve në mënyrë ligjore dhe të vënies së rendit në institucionet e shtetit”, shtoi Xhaferi.

Ai ka theksuar se uzurpimi i funksioneve dhe moszbatimi i kompetencave dhe  detyrimeve kushtetuese nga ana e presidentit Gjorge Ivanov është shkaktari i dhunës që përfshiu dy ditë më parë Kuvendin e Maqedonisë.

Kryeparlamentari Xhaferi ka bërë me dije se asnjë qeverisje nuk ka mundur të jetë efektive dhe funksionale pa pjesëmarrjen e shqiptarëve.Për ish-ministrin e Mbrojtjes ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni të kuptojnë se shqiptarët janë komb shtetformues dhe jo qytetarë të rendit të dytë.

Në komentet e para të tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Xhaferi ka përgënjeshtruar zërat se shteti po rrezikohet nga “Platforma Shqiptare” si një kauzë për “Shqipërinë e Madhe”.Madje, ai ka porositur kryeministrin Nikolla Gruevskin që ta bëjë  transferimin e pushtetit në mënyrë të qetë nëse i mendon realisht interesat e qytetarëve maqedonas, të cilët ai përfaqëson.

Këtë të enjte, vetëm pak kohë pasi Xhaferri u zgjodh kryetari i Kuvendit protestues mbështetës të partisë së Gruevksit mësynë në parlament duke ushtruar dhunë ndaj deputetëve e gazetarëve, dhunë e cila u dënua nga të gjithë ndërkombëtarët, precendentë qe thellon krizen politike ne vend.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën