TIRANE - Pas takimeve të zhvilluara me autoritete të larta shtetërore në Tiranë, Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Talat Xhaferi, ka rrëfyer për A1 Report arsyet e vizitës në Tiranë, arsyet e kontestimit të tij si ministër, por edhe shkaqet që e mbajnë Maqedoninë larg familjes evropiane.
Sipas z. Xhaferi, pengesa e vetme është vetëm emri, ndërsa detyrimet e tjera, Maqedonia i ka plotësuar. Në një intervistë për A1 Report, Xhaferi e anashkalon "incidentin" e ndodhur gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, ku ky i fundit nisi të fliste në anglisht, ndërsa homoplogu i tij i Maqedonisë, i është përgjigjur në Shqip. Xhaferi preferon të mos e trajtojë këtë temë, duke u shprehur se takimi ishte miqësor dhe nuk ia vlente të trajtohej kjo temë.
Z.ministër po zhvilloni disa takime të ngjeshura me autoritete të larta shtetërore cili është synimi i këtyre takimeve?
Që nga emërimi si Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, një nga detyrat e mia është realizimi i vizitave të ndërsjellta me institucionet përkatëse të vendeve fqinje paraprakisht dhe ministrive të tjera. Përpos takimit me zotin Imami, kam zhvilluar takime të radhës me Kryetarin e Parlamentit, atë të shtetit, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Synimi është që edhe njëherë të rikonfirmohet gatishmëria edhe e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, për vazhdimësi të bashkëpunimit të vendeve dhe mes dy ministrive në veçanti dhe kembimi i informacionit të duhur në fymën e bashkpunimit e trajtimit të ceshtjeve në mënyrë të përbashkët.
Republika e Maqedonisë dhe e Shqipërisë janë pjesë përbërëse të disa nismave rajonale ku për vazhdën e punëve për ato iniciativa, ne duhet të kemi këmbimin e informacionit në mënyrë që të vazhdojmë objektivat në sajë të bashkpunimit të ndërsjelltë .
Një nga këto iniciativa janë edhe kartat e A3 të riformatuar në A5 janë projekte ballkanike në mbikëqyrje të hapësirës ajrore, një nismë ku qëndrimet janë të përbashkëta për të vazhduar punimet ne atë projekt për një mbrojtje të mençur e cila nënkupton bashkimin e resurseve të pjesmarrësve në ato projekte me resurse të përbashkëta të cilët do të ulin kostot e investimeve për punët dhe obligimet që kanë.
Emri juaj është përfolur edhe më përpara si Ministër i Mbrojtjes pasi ka pasur kontestime nga ana e maqedonasve...
Unë nuk do të kisha thënë më se ka pasur kontestime nga ana e maqedonasve, kontestime ka pasur nga ana e një partie të udhëhequr nga ish-pjesëtari i forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë. Ai kontestim është bërë në fushatë zgjedhore kur në në atë kohë ishim në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë dhe ccështja është tejkaluar me një debat që neve e patëm në Tv Alsat për faktin që u demaskua e gjithë ajo iniciativë për të fituar pikë në fushatën parazgjedhore. Fakti që emërimi është bërë, ku shumicën parlamentare e përbëjnë dy partnerë të koalicionit me 55 mandate dhe BDI me 15 mandate, ajo shumicë që ka votuar në mbështetjen time kuptohet që është edhe në mbështetje të maqedonasve, nuk bën konstatime se maqedonasit kontestojnë emërimin tim për ministër.
Cilat janë pengesat që nuk e lejojnë Maqedoninë të afrohet drejt familjes Evropiane?
Republika e Maqedonisë krahas Republikës së Shqiperisë që në samitin e Natos në 2008 deri në Bukuresht u vlerësua se ka mbushur të gjitha standartet të cilat kërkohen për anëtarësim të plotfuqishëm dhe pengesë e vetme që u bë ishte ccështja e emrit, si pengesë dhe e fundit e cila pamundëson Maqedoninë të jetë anëtare e plotfuqishme. Ndërmjetësi i kombeve të bashkuara ka identifikuar veprimtarinë e gjetjes së mundshme të zgjidhjes oficialisht. Ka ofertën për emër të mundshëm për lidhje të mundshme dhe tani janë në fazë të propozimit të dy palet.
Patët një takim me ministrin e mbrojtejes Z.Arben Imami është krijuar një situatë disi e pakëndshme si ishte nderhyrja juaj?
Është situatë për të cilën nuk ka vend edhe të trajtohet. Ishte takim i miqve në institucionet përkatëse që nuk ka vend për trajtim ndryshe prej kësaj.
/Shqiptarja.com