Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë

Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë

Përplasja e Xhakës me lojtarët serbë në ndeshjen Serbi-Zvicër

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë në Serbi në ndeshjen që Zvicra do zhvillojë kundër Bjellorusisë. Pas përfundimit të Kupës së Botës kombëtaret e futbollist do të pushojnë për t’u rikthyer sërish në ndeshje në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Europian që pritet të mbahet në 2024-tën.

Më saktësisht, UEFA ka vendosur që Bjellorusia, e cila po e mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndeshjet si vendëse në kualifikime të Euro 2024 t’i zhvillojë në një vend tjetër.

Në këtë rast, shtëpia e futbollit evropian vendosi që bjellorusët ndeshjen me Zvicrën ta luajë pikërisht në Serbi, respektivisht në Novi Sad.

Pa dyshim, tifozët serbë ka gjasa që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i fyer dy “shqiponjat shqiptare”, njëjtë siç bënë në dy Botërorët e fundit.

Skuadrat që do të përballen në grupin I

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale