SHKODËR- Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë. Kjo xhami është kthyer në një kantier ndërtimi dhe po vijojnë punimet, ndërsa ka qenë kryeministri Rama që ka ndarë ditën e sotme foto nga ecuria e punimeve. Kryeministri shkruan se do t’ia kthejnë besimtarëve, por do të jetë një tjetër destinacion turistik që i shtohet vendit tonë.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që Erdogan bëri në 6 janar të 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.
-
E shikoni se cfar shkruajne keta shpellaret kafshe mos mirenjohes, si po e mer Turqia Shqiperine o ndyresira.. Invesitimet Turke ne vendin tone kane qene vazhdimisht madhore me firma prestigjoze, po ndertimet e termetit i harruat, po spitalin ne Fier, po ndihmen per pamtemine..... Qellime teritorjale per Shqiperine kane neo fashistet grek qe akoma nuk kane hequr ligjin e luftes jo Turqia o malok te ndyre. Kjo xhami eshte unikale dhe nje pike turistike e shkelqyer qe keto 32 vite vetem permbytje ka pasur dhe fal presidentit Erdogon ajo do te rindertohet.
Përgjigju -
Turqia investon Kosove Shqipni vetem per xhamia,meqe Erdogani na don fort pse nuk nderton hekurudhen Tiran-Shkoder?
Përgjigju-
500 specializim në tokat shqiptare vetëm për ndërtim xhamish.
-
-
Ja edhe nje shkoll tjeter arabo osmane,qe vajton 5 her ne dite,ku veq mësohet budallik arab,ku shahen edhe figurat e kombit,i vetmi popull ne Europ qe mbajmë fen e kulturën e hasmit,kur hapet nje xhami mbyllet nje shkoll
Përgjigju -
Sa mire per vellezrit tane musliman shkodran. Tani do kemi eshe nje vend per tu takuar me ndihme te Allahit
Përgjigju -
Turku nuk e mori dot Shqipërin me shpatë,tani po e merr me lekë...
Përgjigju-
500 vjet po te duken pak xXx
-
e ku eshte problemi sa per dijeni ky pashe ka dhene nje kontribut te madh ne historine e ketij vendi dhe do ishte me vend nje bust brenda sallonit te kesaj xhamie me teper se te kthehet ne objekt kulti meqe qenka e papershtatshme per shkak te erozionit teper te larte per aktivitete te tjera kam degjuar
-











Komente
Komento