Xhamia e re, nis përplasja
Basha: Bëjeni te parku Rinia

Xhamia e re, nis përplasja <br />Basha: Bëjeni te parku Rinia
Komuniteti mysliman ka marrë pak ditë më pare një ofertë surprizë, që i ka entuziazmuar shumë, nga bashkia e Tiranës për vendin se ku do të ndërtohet xhamia e madhe. Dhe bëhet fjalë pikërisht për parkun "Rinia". Sipas një shkrimi të botuar nga një gazetë on-line e besimtarëve myslimanë, mësohet se propozimi është bërë nga këshilltari i republikanëve, në këshillin bashkiak të Tiranës, Maksim Begeja, propozim i cili është pritur me entuziazëm edhe nga kreu i myslimanëve Selim Muça, por që është kundërshtuar nga nënkryetari i këtij komuniteti Gazmend Aga. "Alternativa më e fundit e ofruar nga këshilli bashkiak ka qenë trualli i parkut "Rinia", - shkruhet në gazetën e besimtarëve myslimanë, "Ezani i naltë".

Ky propozim u bë në mbledhjen paraardhëse nga Maksim Begeja, anëtar I këtij këshilli, gjë që fillimisht gjeti miratimin e pjesës më të madhe të komisionit, përfshi edhe vetë Selim Muçën. Mësohet se ndërkohë, nënkryetari i KMSH-së Gazmend Aga, nuk është shprehur pro kësaj oferte, ndërkohë që kryetari i bashkisë, Lulëzim Basha, kërkoi një seancë tjetër, me qëllim që palët ta mendojnë edhe këtë alternativë. Në mbledhjen e sotme, Selim Muça ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, duke u shprehur kategorikisht kundra ndërtimit të xhamisë në parkun "Rinia", duke e vendosur këtë vendim si kusht të panegociueshëm. Kjo i ka mbyllur të gjitha bisedimet, duke vendosur përfundimisht truallin e Namazgjasë, si vendin ku do të ngrihet kjo Xhami e Re e kryeqytetit", - shkruan gazeta e besimtarëve
myslimanë, shkrim të cilin mund ta gjeni të plotë në linkun (http://ëëë.ezani. com/2012/03/20/ kmsh-refuzon-parkun-riniaper-
ndertimin-e-xhamise-sere/commentspost).
Më tej ata kanë sqaruar se arsyet e mundshme të këtij refuzimi lidhen me faktin se ky ndërtimi i xhamisë në parkun "Rinia" mund të sillte debate të forta nga mbarë qytetarët. "Zëra nga Komuniteti Mysliman bëjnë të ditur se arsyet e refuzimit, kanë të bëjnë me drojën e drejtuesve të këtij institucioni për ndonjë sabotim të mundshëm. Sipas tyre, ata kanë dashur të refuzojnë një truall, që mund t'u krijojë probleme nga aktorë të ndryshëm në opinionin publik", - shkruhet më poshtë në këtë shkrim. Në fakt besimtarët myslimanë, nuk është se e kanë kundërshtuar këtë vendim të KMSH-së, por ata kanë rezerva dhe kritika, për faktin se kjo çështje nuk është diskutuar me rrethet e besimtarëve dhe as janë bërë zyrtare arsyet e mospranimit.
"Ne jemi kundra faktit që KMSH i merr të gjitha vendimet në kokë të vet, pa u konsultuar aspak me njerëzit që përfaqëson. Gjithashtu, ka qenë e nevojshme që KMSH të sqarojë, publikisht, por edhe në mbledhje arsyet zyrtare të mospranimit të ofertës që i është bërë", - thonë më tej administratorët e kësaj faqeje. Ata madje shprehen se ndërtimi i xhamisë në parkun "Rinia" do të shtonte radhët e të pakënaqurve dhe do t'u ulte pikë atyre tek të gjithë, pasi njerëzit nuk janë gati të japin parkun më të madh të qytetit për xhaminë.

KUNDËR
Por sapo është marrë vendimi për ndërtimin e xhamisë së madhe te Namazgjaja, kanë nisur edhe reagimet kundër. Arkitekti Artan Shkreli dhe anëtarët e forumit për mbrojtjen e monumenteve kulturore kanë nisur një debat, ku kërkohet një reagim i madh qytetar kundër këtij vendimi. "Parku i Namazgjasë është monument culture si park historik i qytetit, i cili u kthye në identitet në vitin 1999. Parku Historik i Namazgjasë nuk duhet të tjetërsohet. Ai është hapsira më e vjetër publike që ka mbijetuar në Tiranë dhe nuk u ruajt për t'u bërë xhami, por u ruajt sepse është monument kultore
e historik", - argumenton Shkreli arsyen se përse është kundër ndërtimit të xhamisë në këtë park.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor