Xhandarmaria serbe hap zjarr
në kufi, vritet i riu nga Mitrovica

Xhandarmaria serbe hap zjarr<br />në kufi, vritet i riu nga Mitrovica
Një tjetër incident ka ndodhur në kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Një shqiptar nga Mitrovica ka mbetur i vrarë e ndërsa dy të tjerë janë plagosur kur xhandërmaria serbe hapi zjarr ndaj tyre

Albion Brahimi me dy vëllezërit e tij po ktheheshin nga mali ku kishin prerë dru, kur një person i veshur me uniformë të ushtrisë serbe u kishte dal në rrugë dhe i kishte gjuajtur me armë të tipit kallashnikov, ku nga plumbat njëri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Albioni dhe vëllai i tij janë plagosur rënd. Ngjarja e vrasjes së një personi dhe plagosjes së dy tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok, përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë në territorin e Kosovës

Albioni i shtrirë në mjekim intensiv tregon se si ka ndodhur e tërë ngjarja, duke thënë se kanë qenë duke u kthyer kur një person i ka gjuajtur me armë zjarri.

“ Jena kanë tu ardhë kur ka dal nishka e na ka gjuajt..po..me uniformë...po..të ushtarit tëshkive..po...po në territorin tonë”, tha Albioni i shtrirë në klinikën e mjekimit intensiv.

Drejtori i Klinikës Emergjente BasriLenjani tha se pacienti i parë është pranuar në orën 10:15 dhe është jashtë rrezikut për jetë, derisa i plagosuri i dytëështë sjellë në Klinikën Emergjenterreth orës 11:30 me gjendje të rënd shëndetësore.


“Për rastin e parë bëhet fjalë për lëndim në gjoks që është mesatarisht i rënd, është i vendosur në klinikën e kirurgjisë torakale për mjekim ë mëtutjeshëm. Ndërsa për rastin e dytë bëhet fjalë për një gjendje të rënd shëndetësore i cili duhet të trajtohet në kliniken e mjekimit intensiv qendror për mjekim të mëtutjeshëm...I lënduari i dytë bëhet fjalë për regjionin torakal, në gjoks, ndërsa plaga e dytë është në gjoks. Të gjitha lëndimet shkojnë në favor të lëndimeve të organeve të brendshme të mushkrive, ndërsa plumbi i dytë është në organet abdominale, gjegjësisht në melçi”, tha Lenjani.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje