Ish-mis Tropoja, aktore dhe me tre fëmijë: Më dhemb që në Shqipëri nuk mu dha asnjë shans

Të gjithë e njohin më shumë me emrin “Xhbane”, ashtu si roli i saj në serialin “O sa mirë” dhe është shumë e famshme në Kosovë, por sa e vështirë ka qenë për aktoren Arjola Demiri që të arrinte në skenat ku është sot? E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , Arjola nënë e tre fëmijëve tha se në Shqipëri të gjitha dyert i ishin mbyllur dhe kjo sepse e shihnin si një nënë që nuk do tia dilte.

Praktikisht i bie që para 4 vjetesh insistova shumë që të futem në treg dhe nuk lashë audicion pa marrë pjesë. Nuk mu dha mundësia, nuk mu dha shansi dhe kjo ishte ajo që më dhimbte më shumë  sepse në shkollë isha vlerësuar gjithmonë me role kryesore dhe e diplomuar me notën 10. Më dhimbte që nuk më jepnin një shans.

Kur ke fëmijë është vështirë që ta mbash këtë profesion se thonë do sëmuret fëmija, do largohet etj etj. Përtej faktit që unë kam mamin tim që do të më ndihmonte nëse unë do të më jepej mundësia që të kisha qoftë edhe një rol të vogël për të hyrë në treg, por kjo nuk ndodhi në Shqipëri.

Arjola Demiri, aktore

Ish-mis Tropoja,  e spikatur për rolet e saj që mishërojnë femrën e fortë dhe të bukur e që tashmë do të vërë në skenën e Teatrit Eksperimental monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” tha në studio se e sheh të vështirë të jesh femër në vendin tonë e se ajo ka kaluar shumë sakrifica.

Është e vështirë për shkak të pamundësive që nuk të jepen, për shkak të disa rrethanave që jeta mund të të sjellë rreth e rrotull, është e vështirë të jesh femër në Shqipëri, realisht.

Të betohem ka qenë hera e fundit që kam marrë pjesë në një audicion, përndryshe do kisha hequr dorë gjithmonë nga ky profesion. Kur ke 4 vjet që insiston për tu futur dhe nuk mundesh, çfarë mund të bëja tjetër, unë aktrimin kam mbaruar ,gjithsesi do bëja pastaj çfarë të ishte, ndoshta mësuese, çdo gjë.

Arjola Demiri, aktore

Aktorja Arjola Demiri ne studion e "Rreze Dielli"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 05/04/2019 16:30

    Bravo Arjola, je shembull, jo vetem per grate, por per te gjithe shqiptaret. Je misherim jo vetem i bukurise, por dhe i forces se karakterit dhe besimit te palekundur ne forcat e tua! Te pergezoj dhe te admiroj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë