Xhelal Mziu: Dibra është në varfëri të skajshme, shumica e banorëve kanë ikur

Xhelal Mziu: Dibra është në varfëri të skajshme, shumica e banorëve kanë ikur

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu u takua në Peshkopi me një grup intelektualësh dibranë. Mziu u shpreh se ka vizituar të gjitha fshatrat e Dibrës ku ka parë varfëri të skajshme dhe se shumica e banorëve janë larguar.

“Rreth 50% e shkollave të mbyllura, dhe ato që funksionojnë janë pa ngrohje, pa mirëmbajtje, pa dyer e xhama, dhe me mësues militantë pa arsim përkatës. Është tjetërsuar vota pasi kanë blerë varfërinë që e kanë rritur vetë, kanë goditur familjen duke e varfëruar, duke e nënshtruar, kanë ikur shumica e njerëzve për shkak se e kanë të pamundur jetesën këtu”, tha Xhelal Mziu.

“Intelektualët janë ato që i janë gjendur Dibrës në momente të vështira. Sot jemi këtu për të zgjuar inteligjencën, mendjen e hollë që të mos vlerësojnë bandat, krimin, që ngritën injorancën dhe e vunë në krye, në drejtim”, tha Myqerem Tafaj, i ftuar në këtë takim.

Eksperti i ekonomisë Flamur Gjymishka, foli për gjendjen ekonomike të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.

“Ekonomia është në rënie, dhe sot Shqipëria është në prag kolapsi ekonomik”, tha ai.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/04/2021 03:42

    Vertet qe shumica e banoreve jane larguar,por ku ka si Tirana e Durresi dhe aty i ke,ose ne emigracion.Por tani qe u ktheve ti,megjithese me urdher,jo me deshire,ndoshta gjerat do te permiresohen.E pa besueshme qe Basha la t'i iknin nga dora zoterinjte Gurakuqi e Kosova dhe mbajti njerez si Meziu me shoke !!

    Përgjigju
  • robi: 14/04/2021 19:23

    O Xhelal mendjeziu, o manjaku seksual i Kamzes, jepu ca leke Dibraneve nga ato qe kishe mbuluar ballin dhe daullen kur po dilje nga nje dasem ku ishe ahengji me daulle dhe kishe dale mire si duket se ecje i rrumlluar tape neper rruget e kamzes dhe daullen e kishe plot me 10 mije lekesha dhe ballin plot . Fundi i botes, ky maniaku ka dhe graden dr. Shkencash kur ai nuk e di sa bejne 9x7 por i duhet te nxjere nakinen llogaritese . Mjer Dibra cfare monstre ka ne krye td pd leshelis ne Qark.

    Përgjigju
  • Dobro zemo: 14/04/2021 17:36

    Si gjithë Shqiptarët anë e mbanë, né Katundet Shqiptare!.. Dibranët janë më dyqane e me vila në Tiranë Durrës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025