Zyra e kryebashkiakut të Kamzës është sërish synimi i tij. Pas 12 vitesh në krye të një Bashkie të rëndësishme për demokratët dhe largimit për t’ia lënë vendin Rakip Sulit pas votimeve të 30 Qershorit, Xhelal Mziu synon rikthimin në atë post.
Në sytë e ish qytetarit të parë të Kamzës, i cili një ditë më parë u zhvesh edhe nga funksioni i Kreut të Degës së Partisë Demokratike në këtë zonë për t'ju nënshtruar procesit të vlerësimit nga anëtarësia, gara për kryebashkiak po afron.
“Unë ngelem shpresëplotë që zgjedhjet e pushtetit vendor mund të jenë në vjeshtën e këtij viti, por maksimumi e shoh që mund të mbahen në prillin e 2020 njëherazi me zgjedhjet qendrore. Mjafton që të shohësh menynë e bashkive më shumë se 20-30% e tyre i prek dekriminalizimit, madje edhe ato që nuk janë bërë publikë, por i kanë dosjet e hapura. Nuk do ishte normale që në zgjedhjet e vitit që vjen të shkonim me një strukturë politike militante në pushtetin vendor”, tha Mziu.
Nuk i konsideron fajtorë kryebashkiakët e Partisë Socialiste që po përballen me drejtësinë. Përgjegjësinë për ta, ia delegon kryeministrit Rama.
“Ndjej keqardhje kur shoh këto kryebashkiakë në krye të Bashkive. Sigurisht që nuk ndjehem mirë kur një koleg i imi (Agim Kajmaku) arrestohet, por nuk është faji i kryetarëve të bashkive, por i filozofisë së kryeministrit Rama, i cili shkojnë dhe përzgjedh njerëz me probleme, aq më pak në një kohë kur ishte ligji i dekriminalizimit”, u shpreh Mziu.
Një përgjigje ka edhe për të ashtuquajturën “Garda Vjetër”.
“Personat që i janë kthyer PD në kushtet më kritike të saj, për ta sulmuar, besoj që edhe vetë e kuptojnë ata se sa përçarje kanë krijuar, jo me lidershipin e PD, por me mbështetësit e tyre” , tha ish-kryebashkiaku.
Xhelal Mziu shpreh sigurinë se me atë në krye të bashkisë, dhe Lulzim Bashën kryeministër, Kamza dhe Shqipëria do të njohin një tjetër dimension të zhvillimit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor 2024, 20:03
-
Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë
24 Dhjetor 2024, 09:28
-
Kuvend/ Sherr mes dy deputetëve, Mziu-Shehajt: 'Mbylle gojën, papagall! Regji e zv/kryeministres Balluku!' Kap shishen e ujit, por s’e hedh
19 Dhjetor 2024, 14:24
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Kuvendi/ Gjylameti ironizon opozitën për amendamentet: Si Liza në botën e çudirave! Spiropali i 'tërheq veshin': Më shumë respekt për Lizën...
3 Dhjetor 2024, 18:37
-
Protesta e opozitës me bllokimin e akseve nacionale/ Policia çon 16 deputetë të PD-së në SPAK, mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz! 199 protestues në hetim (EMRAT)
30 Tetor 2024, 09:32
-
VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, refuzon ftesën për dialog, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ekonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Deputetja: Keqardhje për degradimin
9 Tetor 2024, 14:48
-
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre
2 Tetor 2024, 14:58
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD! Nesër vendos Sekretariati i Etikës (EMRAT)
1 Tetor 2024, 10:56
-
Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm
1 Tetor 2024, 10:18
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
4 Shtator 2024, 18:37
-
Sterilizimi dhe Check-Up, debate në Komisionin hetimor/ Mziu: Nuk futesh dot si derri në thes! Ndreca: Ruaj etikën, nuk do dëgjojmë broçkullat e tua
2 Korrik 2024, 15:23
Prit gomar te mbije bar, pardje ishe gati per kostumin e deputetit, sot te kryebashkiakut, prit mos del neser noj thashethem te kandidosh per arqipedhkv apo kryetar te komunitet it mysliman se di qe I Kane zgjedhjet me afer se ato te pergjithshem apo vendore sharlatan
PërgjigjuO zhelal, e ke bisedu me presidemt met-hajnin qe te behesh gati me kandidu sapo te shkrepe koburen met-hajni per fillimin e gares se pusht-etit local
PërgjigjuO çfar tmerri xhilol gabzherri profesor me 8 vjeçare na është bër politikan i dal nga pd wc istikam. Xhelol mutziu Kamzën e ndriu tani xhilol mutziun do ta vejm kryeministër që Shqiprin ta boj prall xhelali pall. Imagjinoni ktë lloi peshku si xhiloli politikën Shqiptare ta boj një njeri IDJOT e xhiloli tna tregoi se si Shqiptari jetën ta boj. Mjer Shqiptarët çfar i ka gjet me tipa xhelol mutziu që të gjith partia wc pd na i mbiu.
PërgjigjuMos harro te marresh daullen me vete.
Përgjigju