KAMZE- Bashkia e Kamzës ka reaguar dje ndaj lajmit të publikuar se kryetari i saj Xhelal Mziu ka bërë përpjekje për të kaluar me LSI.

Në reagimin e shkurtër prej pesë radhësh nuk flitet aspak për një përgënjeshtrim lajmi, por thjesht për investimet që janë bërë në këtë bashki gjatë drejtimit të Mziut.

“Në përgjigje të gënjeshtrës së radhës, kryetari i Bashkisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Kamëz, z.Xhelal Mziu, ju rikujton edhe një herë investimet që janë bërë në këtë bashki në vitet 2007-2013, si dhe rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Kamëz”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Ndërkohë që vetë kryetari, i njohur si një militant i Partisë Demokrtaike, nuk ka reaguar me emrin e tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)