Xhelal Mziu vazhdon me çudirat:
Rruga e re quhet ‘Republika e re’

Xhelal Mziu vazhdon me çudirat:<br />Rruga e re quhet ‘Republika e re’
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu vazhdon që të habisë me çudirat, pasi po e trajton bashkinë si pronë të tij.

Pas emrave të rrugëve  “Bruksel”, “Washington”, “Berlin”,  “Milano” apo të udhëheqësve si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair, Sali Berisha dhe deri te Donald Trump, Mziu vjen me një tjetër ‘risi’.
 
Ai ka vendosur që një rruge në Kamëz t’i vendosë emrin  “Republika e Re”.
 
Ai shprehet se “Ndërtimi i rrugës “Republika e Re” është një tjetër investim i Bashkisë Kamëz që po realizohet këto ditë.
 
Vetëm për këtë vit Bashkia po realizon 50 projekte në infrastrukturë. Rruga “Republika e Re” ndodhet në lagjen Kamëz nr. 3.
 
Ky segment rrugor është një arterie kryesore, e cila shërben për të lidhur një pjesë të rëndësishme të lagjes nr. 3 Kamëz me Valiasin, pasi lidh rrugën “Abdi Bej Toptani” me rrugën “Kongresi i Manastirit
””.
 
“Republika e Re” është slogani i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit, por Mziu nuk ka pritur nëse do të kalojë ‘provimin’ pas dy javësh apo jo, por ka vrapuar që ta përjetësojë sa më shpejt.

[gallery]22694[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar