TIRANE- E drejta e Ministrit të Brendshëm për të pasur dijeni mbi bashkëpunëtorët e SHKB-së ka çuar në një debat të ashpër brenda mazhorancës. Gjatë shqyrtimit të ligjit për SHKB-në deputeti i LSI-së Luan Rama së bashku me atë të PS-së Pirro Lutajn kërkonin që Ministri i Brendshëm të kishte dijeni se kush janë informatorët e SHKB-së, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të Komisionit të Sigurisë ishin kundër.