Xheni Karaj shkon në Kishën e Pastor Akil Panos me të dashurën, ironia: Shkova me mendje të hapur, mbeta sërish lesbike

Xheni Karaj shkon në Kishën e Pastor Akil Panos me të dashurën, ironia: Shkova me mendje të hapur, mbeta sërish lesbike

Xheni Karaj dhe e dashura e saj para kishës

TIRANË-Xheni Karaj, pjesë e komunitetit dhe aktiviste për të drejtat e LGBT+ ka marrë pjesën pasditen e djeshme në një meshë të Pastor Akil Panos në Kishën ku predikon ai.

Karaj ka vendosur të shkojë bashkë me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë. Në një postim në Facebook ajo me ironi shkruan se shkoi me mendje të hapur se mos ndryshonte mirëpo asgjë nuk ndodhi, ka mbetur sërish lesbike.

"Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lesbike e gay! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta dëgjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qenë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra, mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri.

Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falënderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtëpinë e saj, se nuk ka asgjë të keqe tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.

Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë:

“Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’!

‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje,

nuk krekoset’’,‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq’’;

‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

‘‘Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet’’,

‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore’’.

‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”Tani e ka radhën Akili ta lejojë Perëndinë, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’’ AMEN", ka shkruar Xheni Karaj.

Komuniteti LGBT+ në meshën e pastor Panos

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/11/2021 09:19

    E imagjinoni dot boten vetem me gay?! Dmth vjen nje dite dhe nuk do kete me njerez sepse normalisht nje gay nuk mund te riprodhoje sepse as nje gay mashkull nuk mbetet dot shtatzene, dhe as nje femer gay nuk mbetet dot shtatzene pa shkuar me mashkullin. Atehere do zhduket njerezimi. Keshtu qe morali eshte qe ju homoseksualet te jetoni si te doni, por pa thyer ligjet baze te njerezimit, kaq e thjeshte eshte. Dmth rrini, bashkejetoni shkoni me ke te doni sepse jetojme ne nje bote te lire dhe pa ju paragjykuar, por mos kerkoni te shkelni mbi riprodhimin sepse keshtu minoni te ardhmen e njerezimit. Ky emertimi prindi 1 dhe prindi 2 eshte absurditeti me i madh qe kerkoni. Femije mund te adoptoni, por pasi femija te kete mbushur moshen 18 i cili eshte maxhoren dhe mund te vendose ai vete per jeten e tij. Perpara kesaj moshe absolutisht nuk duhet te guxoni.

    Përgjigju
  • Debat: 09/11/2021 08:54

    Ftoj komunitetin LGTB ta provojne eksperiencen me ndonje xhami sepse jam shume kurioz te shoh reaksionin dhe tolerancen qe praktikohet aty.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 08/11/2021 13:49

    Vetem dervishi ta zgjidh problemin.Provoje dhe do mbetesh e kenaqur.

    Përgjigju
    • geni: 09/11/2021 07:01

      jo dervish cfaredo por black qe te kete dhimbje fyti atehere e kupton ceshte dashuria dhe jo vetem kthehet por sdo kete ndalim

    • Bepi: 09/11/2021 06:18

      Hahahah edhe un menoj se po

  • Urimi: 08/11/2021 12:13

    O Xheni ti qendro si te duash ndac lesbike ndac hetero ndac biseksuale. Nuk i prish pune kujt. Por fillimisht vendose me veten cfare je! Ironi nuk ke pse ben ama se po na ktheni ne heterove ne minorance. Ankoheni per diskriminim ju por si po shkojne gjerat do jemi ne heterot qe shume shpejt do diskriminohemi.

    Përgjigju
  • Epo kjo pune: 08/11/2021 12:01

    Merre merre kjo pune... ca nduken kastile per nam, ca perrallisin dymije vjet nje avaz... nje perendi kemi, diellin, pa te jeta mbaron, pastaj ke do te puthesh, boll me prozhektora, beje brenda kater mureve se nuk do u mbajme pishen d-ylberave...

    Përgjigju
  • BIR SELMAN I NENES: 08/11/2021 11:51

    XHENI XHENI, HIRI I PERENDISE ESHTE SHUME I SHENJTE PER TU HARXHUAR TE NJE SI TY. TI SHKO TE SHKOLLA E QENVE DHE DO GJESH VETEN :)

    Përgjigju
  • Hiu: 08/11/2021 11:23

    Bravo xhemi. Po mu de kalo pak nga lokali Buzalit te klani, quhet fames dhe do nderrohesh direkt siç ishe.

    Përgjigju
  • Parruca: 08/11/2021 11:20

    Po mire mi shoqe/shok beje jeten tende si te duash ti. Por pse duhet qe ne te tjereve te na preken te drejtat? Pse u dashka qe ne Gjendje civile ne te quhemi « prindi 1 » e « prindi 2 ». Pse duhet qe ne shkolla ku nuk lejohet asnje lloj propogande te behet nje perjashtim per kete komunitet dhe ti lejosh te propagandojne « fene » e tyre? Pse duhet me detyrim ne te tjeret te pohojme qe te jesh homoseksual eshte nje gje e mire? Nuk mjafton per ta vetem fakti qe i respektojme pa i diskriminuar?

    Përgjigju
  • Mario: 08/11/2021 10:49

    Le ta provoje nje here ne xhami se ndoshta ka efekt ,Ku i dihet ....

    Përgjigju
  • tironci: 08/11/2021 10:38

    Mire qe jeni pakice po ca dreqin keni qe boni kaq zhurme, shkoni sh,,,, boni ca doni se na hapet barkun

    Përgjigju
  • Hako: 08/11/2021 10:36

    Tregove qe je rast i pashprese.Jete e cuar dem.Kur s'te ben zoti derman, cfare ka me te ba njeriu.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 08/11/2021 09:48

    Vesi del me shpirtin!

    Përgjigju
  • Muhamed: 08/11/2021 09:47

    Bravo Xheni! Shqiperia eshte me e bukur ne diversitet ❤

    Përgjigju
  • Artani: 08/11/2021 09:46

    Felliqesirat bejne ironi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve