Xhensila feston 21-vjetorin mes trëndafilash

Xhensila feston 21-vjetorin mes trëndafilash
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 21-vjetorin e lindjes mes urimesh dhe dhuratash.

Këngëtarja bukuroshe nuk ka nguruar të postojë në rrjetet sociale disa foto ku tregon disa nga dhuratat e marra si dhe vendndodhjen e festimeve të kësaj dite të rëndësishme për të.



Nuk mund të mungonin dhuratat e bëra nga i fejuari i saj aktori Bes Kallaku, i cili i kishte bërë një buqetë me 21 trëndafila të kuq që përkonin me moshën e Xhensilës dhe tre trëndafila të bardhë që simbolizonin kohëzgjatjen e lidhjes së tyre.

Gjithashtu Besi i dhuroi edhe tortën e ditëlindjes të fejuarës së tij ku nuk mund të mungonin elementë që kishin të bënin me profesionin e saj siç ishte mikrofoni.

Çifti duket se ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të vijuar festimet.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë