Xhentëllmen

Xhentëllmen
Kjo ditë sot është e mrekullueshme për mua. Eshtë aq e bukur dhe me dritë edhe pse ka shi. Eshtë një ditë e veçantë. E ngrohtë. Ka një pozitivitet në ajër dhe një shije të mirë. Mendoj se edhe ditët, si ushqimet, kanë shijet përkatëse. Kjo e sotmja më duket si krem me luleshtrydhe. 

Ende pa gdhirë më dhanë një impuls shumë të mirë dhe zgjedhjet në Amerikë. Fytyrat e qeshura dhe të relaksuara të Presidentit Obama dhe të rivalit të tij Romney, që në orët e para të mëngjesit. Një “betejë” xhentëllmenësh. Dhe po mendoja. Janë pikërisht këta që na mungojnë në Shqipëri. Xhentëllmenët.

 Burrat, por dhe gratë pa vetulla të ngrysura, fjalë të rënda e veprime të dëmshme. Burrat e gratë që duan në radhë të parë veten e tyre, e që gjenerojnë aq shumë dashuri, sa përfshin edhe të tjerët. E kështu me radhë si një zinxhir, krijohet një magji. Këtë e pashë sot në shumë fytyra në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht mendimeve, preferencave, opinioneve të ndryshme, ata njerëz i bashkonte një gjë e mirë. Sepse Fitorja e Obamës nuk është fundi i atyre që donin Romneyn, por është një vazhdim në rrugëtimin e përbashkët për kapërcimin e vështirësive. Për të krijuar një atmosferë të tillë te ne në shqipëri duhen shpirtëra xhentëllmenësh. Një shpirt tolerant, i gjërë, i dashuruar me çdo gjë e të gjithë.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itali, babagjyshët me gondola, garojnë në kanalin e madh në Venecia

Itali, babagjyshët me gondola, garojnë në kanalin e madh në Venecia