Një person u dhunua nga protestuesit mbrëmë gjatë tubimit të opozitës. Nga sa u ngritën pretendimet, u tha se personi u dhunua ngaqë ishte efektiv i infiltruar i policisë. Por në fakt, djali që është rrahur nga protestuesit, është vetë njëri prej tyre.
Ai quhet Stak Kola është 39 vjeç nga Puka, dhe banon në Bathore. Ai ka dalë në protestë pasi është i papunë, ndërsa më herët ka qenë polic privat në një kompani.
Protestuesi u rrah barbarisht, teksa u shfaq në kamerat e televizioneve me dëmtimet e marra dhe me rrobat që ja kishin grisur. Në ndihmë të tij shkuan efektivët e policisë të cilët e larguan nga turma. Në fillim nga mesi i protestuesve u tha se e dhunuan burrin me dyshimin se ishte hajdut, më tej thanë se ishte polic i infiltruar, por në fakt ai rezulton të jetë një qytetar protestues.
Lajmi kryesor: