Portali portugez “futbolfinance.com” ka bërë një listë me futbollistët më premtues të rinj në botë. Në këtë listë, siç shkuan bild.de, mbizotërojnë futbollistët anglezë, ndërkohë që për ata të Evropës kontinentale janë rezervuar kryesisht vendet nga fundi i listës.

Kështu, nga Gjermania vetëm dy futbollistë gjenden në mesin e 15 më të mirëve. Ndërsa super talenti shqiptar-zviceran, i cili në verë do t’i bashkohet skuadrës së famshme gjermane, Bayern, Xherdan Shaqiri gjendet në pozitën e 22-të.

Sipas këtij portali, vlera e tij në treg është 18 milionë euro. I pari në listë është futbollisti brazilian Neymar, i cili vlerësohet se kushton 55 milionë euro. I dyti, gjermani Mario Götze.