Xherdan Shaqiri më i miri në FIFA 17
Goli më i bukur i javës /​VIDEO

Xherdan Shaqiri më i miri në FIFA 17<br />Goli më i bukur i javës /​VIDEO
Xherdan Shaqiri ishte ndër futbollistët më të mirë të javës që lamë pas.

Mesfushori me pasaportë zvicerane ka shënuar një gol të mrekullueshëm në fundjavë kundër Hull Cityt.

Shaqiri është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij dhe kompania e njohur “EA Sports” ka përgatitur një befasi për të.

Aktualisht në video lojën ‘FIFA 17’, kosovari ka përformancën 82, ndërsa EA Sports ka befasuar duke e zgjedhur golin e Shaqirit si golin e javës dhe duke ia rritur përformancën ne 86.

Përpos goli i tij që u vlerësua jashtëzakonisht shumë në komente nga tifozët e futbollit, Xherdani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës.

25-vjeçari  shënoi golin e tij të katërt personal, në këtë edicion të Premiere League.

Shaqiri është njëri nga lojtarët kryesor të Përfaqësueses së Zvicrës ku ka zhvilluar 58 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)