Çdo ditë e më shumë njerëzit e ekraneve pranojnë hapur se kanë kryer ndërhyrje plastike. E rradhës ka qenë këngëtarja Xhesika Polo e cila në emisionin Rreze Dielli në Report Tv ka pranuar operacionin plastik që ka bërë në gushë. Tashmë ndihem shumë e lumtur shprehet Xhesika , e cila thotë se do të kryente sërish një tjetër nëse do të ishte e nevojshme.
“Unë kam pas një ndërhyrje estetike në gushë, që është një ndërhyrje minimale. Kam hequr këtë dhjamin e gushës. Doktoresha më ka bërë ta publikoj hapur faktin që kam bërë këtë ndërhyrje. Ajo ma futi në tru që nuk është asgjë e gabuar, por bën një gjë që të bën të ndihesh mirë dhe të rrit vetëbesimin. Unë jam shumë e lumtur me këtë gjë dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira. Jam shumë e kënaqur nën lëkurën time.”
Xhesika Polo