Një diamant i rrallë me ngjyrën e detit, me peshë 5.50 karatë, do të dalë në ankandin e Christie’s në Gjenevë muajin e ardhshëm.
I quajtur “The Ocean Dream”, ky është diamanti më i madh në ngjyrë blu në të gjelbër i certifikuar nga Instituti Gjemologjik i Amerikës dhe besohet të jetë më i madhi ekzistues në këtë ngjyrë.
Vlera e tij mendohet rreth 8.9 milionë deri në 12.7 milionë dollarë.
Sipas shtëpisë së ankandeve, një gur me këtë ngjyrë dhe madhësi është jashtëzakonisht i rrallë.
Max Fawcett, drejtuesi global i sektorit të bizhuterive në Christie’s, e quajti Ocean Dream “një xhevahir të jashtëzakonshëm.”
Diamanti, i cili ka formë trekëndore, është prerë nga një gur i papërpunuar prej 11.70 karatësh, i gjetur në Afrikën Qendrore në vitet 1990.
Komente
