Xhevahir Spahiu, poeti dhe mjeshtri i metaforave, nderohet në 80-vjetorin e lindjes

Xhevahir Spahiu, poeti dhe mjeshtri i metaforave, nderohet në 80-vjetorin e lindjes

Xhevahir Spahiu

Poeti i njohur Xhevahir Spahiu festoi më 1 mars 80-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast Akademia e Shkencave nderoi sot poetin me anë të një veprimtarie shkencore jubilare.

 Të pranishëm në këtë aktivitet përveç vet poetit ishin kritikë letrar dhe dashamirës, mes tyre edhe djali i tij.

"Një njeri që guxoi të sfidonte kohën me vargjet e tij, duke u bërë simbol i shpirtit të lirë dhe modern të poezisë shqiptare. Për ne ai është dhe mbetet njeriu i thjeshtë me një shpirt të madh me njëmendje të ndritur dhe zemër të pastër," tha djali i poetit akademik, Orges Spahiu.

Po kush është Xhevahir Spahiu?

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1967). Spahiu është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Njihet si mjeshtër i fjalës dhe metaforave.

Ai ka spikatur edhe në gjini të tjera letrare-artistike. Gjatë jetës së tij ka botuar mbi 50 vepra poetike, monografi e studime estetike, mes të cilave sbquhen vëllimet poetike;  “Vdekje perëndive” (1977), “Zgjimi i thellësive” (1979), “Nesër jam aty” (1987), “Kohë e krisur” (1991), “Ferrparajsa” (1994), ‘Pezull” (1996), “Rreziku” (2001) etj.

Poezia e Xhevahir Spahiut është përfaqësuar gjerësisht në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe të botuara gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri dhe në gjuhë të huaja.

Ka fituar dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare në krijimtari letrare, publicistikë, tekste muzikore dhe skenarë filmash.

Është dekoruar me urdhra të lartë dhe medalje:

Udhri "Mjeshtër i madh" dhënë nga Presidenti i Republikës, Tiranë 2005;

Medalja “Naim Frashëri”, 1972;

Medalja e Punës, 1974;

Urdhri “Naim Frashëri” ,kl.II, 1982.

Xh.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali.: 04/03/2025 16:29

    Edhe 100 vite te lumtura i dashuri Xhevahir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump