Gazetari kosovar Visar Duriqi eshte kercenuar me jete nga radikalet islamike, madje deri ne prerje koke, denoncon Organizata “Reporterët pa kufij”.
Duriqi, si një specialist dhe njohës i mirë i çështjeve që kanë të bëjnë me fenë islame, kohët e fundit shihet prej ekstremistëve si një shqetësim serioz, thuhet permes nje shkrimi në faqen online të kësaj organizate.
Drejtuesit e kësaj organizate thanë se Duriqi është kërcënuar me ekzekutim me një sërë metodash çnjerëzore përfshirë edhe prerjen e kokës.
Forumi Rinor Mysliman i Kosovës e akuzoi publikisht gazetarin Duriqi më 15 gusht se kishte tradhëtuar fenë islame, përmes qëndrimeve të mbajtura prej tij.
“Reporterët pa kufij” kërkojnë që autoritetet kosovare të marrin në mbrojtje gazetarin.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA