Xhihadistët kosovarë s’i kap ligji!

Xhihadistët kosovarë s’i kap ligji!
Xhihadistët kosovarë mund të vazhdojnë të shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, duke e shfrytëzuar mungesën e ligjit që ndalon përfshirjen e qytetarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit.

Në mars të këtij viti Parlamenti i Kosovës e ka miratuar këtë ligj me 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, kur ka kaluar edhe në lexim të parë, mirëpo pas shpërndarjes së Parlamentit muaj më parë Ligji nuk ka mundur ta kalojë edhe leximin e dytë.

Mungesa e këtij ligji, sipas ekspertëve të sigurisë po ndikon në vazhdimin e shkuarjes së kosovarëve në këto luftëra, ndërsa klerikët fetarë akuzojnë institucionet se këtë ligj do të duhet ta kishte Kosova menjëherë pas luftës, shkruajn mediat kosovare.

Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, ky ligj përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje