Xhika dhe Toma, dy funksionarët e LSI
dhe PD që u arrestuan për korrupsion

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika i zgjedhur  nga radhët e LSI për mandatin e parë të qeverisë Rama. Xhika ka qenë një nga drejtorët më të rëndësishëm të LSI në qeverinë Rama, ndërsa ka mbajtur edhe poste në LSI.

Dashamir Xhika kandidoi deputet në zgjedhjet e 25 qershorit nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit, i treti në listë, por nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm dy deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston.

Në fillim të mandatit të dytë të qeverisë Rama, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë, ndërsa mbrëmë u arrestua, së bashku me ish- zv/ drejtorin Toma dhe 9 të tjerë, por për punimet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Zv/ drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD). Andi Toma ka qenë ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria