Xhillari, si u shitën 4.4 mln litra naftë bruto në Durrës, Tropojë dhe Vlorë

Nafta e papërpunuar është shitur nga Adrian Xhillari në Tropojë, Vlorë dhe Durrës, nga kompania "Tea Construction". Report TV ka siguruar vendimin e Gjykatës e Tiranës ku argumentohet se Adrian Xhillari dhe disa persona të tjerë kishin djeni për shitjen e naftës "Virgin" në tregun shqiptar, pavarësisht se nuk lejohej dhe e kanë shitur atë në 3 qytete të ndryshme. 

“Automjetet e shoqërisë “A.K.F Petrolium” Sh.p.k, nuk janë kontraktuar nga shoqëria Tea Construction & Petrol Sh.a, por jo për transportimin e mallit në magazinën doganore në KPTHN Ballsh, por në vende të tjera, si Tropojë, Vlorë, Durrës, etj. Pas sekuestrimit të këtyre faturave, ka rezultuar se mjetet e transportit të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a, që deklarohet përpara autoriteteve doganore se janë përdorur për transportin e mallit, kanë qenë të ngarkuar me transport në vende të tjetra, dhe jo në Ballsh, Fier”.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës

 

Pikërisht duke përdorur këtë mashtrim, automjetet kanë transportuar naftën "Virgin", në disa vende depozitimi në Durrës, Tropojë dhe Vlorë, ku më pas mendohet se kjo lloj naftë është shpërndarë nëpër karburante. 

Po çfarë është kjo lloj nafte? “Naftë virgine”, është mbetje teknologjike hidrokarbure që nuk mund të tregtohet apo të përpunohet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nga viti 1996. Si pasojë e pamundësisë së përpunimit të kësaj lënde brenda vendit, ajo është e destinuar që të përpunohet jashtë vendit, nëpërmjet procedurës së “eksportit”

Pavarësisht se ishte një mbetje teknologjike hidrokarbura, mijëra shqiptarë kanë furnizuar makinat me këtë lloj nafte. Në total janë rreth 4 mijë e 400 litra naftë që mendohet se janë hedhur në treg. Adrian Xhillari personi kryesor që mendohet se drejtoi këtë skemë abuzimi, Xhillari është i arrestuar në Gjermani dhe pritet që ndaj tij të nisin akuzat e ekstradimit drejt Shqipërisë. Ndërsa një ditë më parë, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 10 vite burg. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 30/03/2018 12:30

    4.4 milion litra * 0.3 Euro/litri(taksa qarkullimit) = 1.34 milion euro me mirmbajt rrugen e kombit . Ja si u gjet nje pjese , tjetren TACI tjetren SULA , tjetren Bankers dhe se fundmi per ekspertet Gjiknuri E.Bushati dhe financat ju puth halla ne dy faqe ose RRINI MOS FLISNI, MOS PERMENDNI POPULLIN DHE SHIFRAT, beni cte doni se vete ja u dhame pushtetin jo shtetin vidhni por mas NA ULNI KAQ SHUME INTELIGJENCEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen