MEKSIKË - Një burrë 40 vjeçar në Meskikë është arrestuar pasi ka detyruar të dashurën e tij 25 vjeçare, të mbërthejë xhinset e saj me dryn në mënyrë që mos t’a tradhtonte me të tjerë.

Vajza, e cila nuk është identifikuar, ka shkuar në polici në Veracruz duke thënë që kishte dhimbje pasi kishte orë që nuk mund të shkonte në banjë.
Ajo gjithashtu shtoi se kjo histori vazhdonte prej vitesh, por ajo kishte frikë të të priste xhinset.

Policia menjëherë ka arrestuar të dashurin e vajzës i cili pranoi gjithçka dhe i dorëzoi çelësin policisë. Por ata u habitën kur 25 vjeçarja nuk pranoi të denonconte burrin dhe pas disa orësh ai u la i lirë.
Ditën tjetër, burri firmosi një deklaratë duke premtuar se nuk do të përdorte sërish drynin mbi të dashurën e tij.

Policia deklaroi se ata mund të bënin më shumë pasi vajza nuk e denoncoi të dashurin e saj 40 vjeçar.

Redaksia Online
(e.d/a.ç/shqiptarja.com)