Historia e Xhisielës, Balla në 'Repolitix': PD të kërkojë komision hetimor, do ta pranojmë

"Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg". Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ftuar në emisionin "Repolitix" në drejtimin e gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Balla tha se nëse provohen akuzat për dhunë ndaj vajzës së re Xhisiela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, atëherë ai duhet të shkojë në burg. 

Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e vet. Prokuroria të bëjë punën që i takon. Nëse rezulton në faj, atëherë le të shkojë në burg. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Sa i takon rolit të deputetit Rraja, Balla tha Partia Socialiste do mbaj qëndrim edhe ndaj tij nëse konstatohet se ka penguar punën e policisë apo prokurorisë në zbardhjen e kësaj çështje. 

Në rast se deputeti ka ushtruar dhe keqpërdor detyrën e tij për të minuar hetimin, bllokuar drejtësinë, sigurisht që do të ketë masa. Gjërat janë të ndara në këtë vend. Babait i është bërë shumë e qartë kjo prej ditësh. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Sa i takon denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili tha se ishte kërcënuar me jetë e quajti sulm të radhës politik të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe inskenimi i dytë i ngjashëm me "Babalen". Balla tha se kryetari i PD do dënohet për këtë shpifje të adresuar në drejtim të tij. Deputeti socialist tha se nuk ka qenë kurrë në stacionin policor të Fushë Krujës.

Në fund të kësaj historie do kemi një person të dënuar për shpifje dhe fyerje. Në çdo rast që e shpërdoron këtë detyrë, duhet të dënohesh. Nuk kam qenë kurrë në atë stacion policor. Të martën vendosa ta denoncoj i pari atë që po inskenohej. Atë ditë një TV kishte rifilluar transmetimet. Ishte njoftuar edhe nga një TV tjetër me shikueshmëri më të lartë se po përgatitej një kasetë në zyrat e PD dhe vendosa ta bëj publike. Atë ditë kur thonë se kam qenë në komisariat kam qenë në Elbasan me kryebashkiakun Qazim Sejdini ku kemi inspektuar kanalet vaditëse dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Hera e fundit që kam qenë në një komisariat ka qenë në zgjedhjet e 1996 kur na hynë në dajak dhe si komisionerë të PS na nxorën nga qendrat e votimit.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Balla tha gjithashtu se maxhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. 

Opozita le të kërkojë komision hetimor për këtë çështje dhe maxhoranca do ta pranojë. 

Taulant Balla

INTERVISTA E PLOTË:

Deputeti e pranoi që djali i tij e kishte rrahur vajzën?

Jo, por më tha që ishin probleme mes një marrëdhënieje shumëvjeçare. Nga e premtja e kaluar jam informuar mbi përpjekjet e PD për të krijuar ngjarjen e radhës. Ky sulm po vazhdon të zbardhet. Dhe në fund të kësaj historie do të ketë një të dënuar të shpifje.

Kush iu vuri në dijeni?

Nga një letër dërguar nga ish-punonjësi, i cili ka dezertuar punën e policisë, Emiliano Nuhu. Ai elaboron gjithë ngjarjen dhe thotë se gjoja në stacionin e policisë të Fushë-Krujës unë kisha shkuar bashkë me deputetin. Pasi u informova edhe më tej vendosa të dilja në një konferencë për shtyp. Gjatë kohës që unë isha në konferencë, një gazetar publikonte një kasetë regjistrimi nga një përfaqësues I lartë I PS-së. aty vendosa ta bëj këtë rast public.

A keni qënë në Krujë?

Axhenda ime është publike. Dhe në rrethanat e supozuara nga individi dihet se ku kam qënë. Kam qënë në Kuvend, inaguruam bustin e Pjetër Arbnorit. Isha në Elbasan pastaj në Librazhd me familjen. Më pas më datë 20-22 kam qënë në Pogradec me pushime bashkë me familjen. Tanimë me rrjetet sociale është shumë e thjeshtë të vërtetosh gjithçka. Unë iu garantoj që në fund të kësaj historie do të turpërohet opozita. Ajo që është shumë e rëndësishme është që kjo çështje të zbardhet deri në fund. Unë jam aq sa i qetë aq edhe i sigurtë.

Pse s’kemi një reagim nga Rama?

Rama pret vendimin e organeve ligjzbatuese.

A ka njeri përgjegjsi?

Jam i pakënaqur nga puna e bërë nga Prokuroria e Krujës. Jam i bindur se zonja Marku do të jetë shumë e fortë dhe e ashpër për këtë rast. Ajo do të tregojë që  çdo vajzë dhe  çdo motër do të mbrohet kur denoncon dhunën.

PD-ja është kthyer në një zyrë azili. Po unë kësaj historie do t’i shkoj deri në fund se edhe kam motër, familje që shqetësohen. Këtë gjë do ta zgjidhi Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Unë nuk kam qënë ndonjëherë në ndonjë Komisariat. Hera e fundit kam qënë në 1996 si komisioner i PS-së. Unë për  çdo akuzë i drejtohem Prokurorisë.

Pse çdo akuzë vjen ndaj jush? Ka një skenar nga PD?

Sigurisht që po. Është skenar i tyre për të sulmuar kryesuesit. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që këto akuza të jenë të bazuara në prova. Nëse vërtetohet se kësaj vajze i është prekur një fije floku ai të shkojë në burg.

Po ndaj deputetit do të ketë qëndrim?

Në këtë vend përgjegjësitë janë personale. Nëse ai ka bllokuar hetimin do të ketë masa.

Në raport me padinë tuaj, ishte me vend padia ndaj një gazetari?

Në rast se gazetaria mbetet në duart e atij niveli, iu them që ne nuk kemi një pushtet të katërt. Unë nuk po  çoj një gazetar që bën detyrën e gazetarit. Unë mendoj që kanë ndodhur dy krime në këtë rast. Ai që ka të bëjë me vajzën, dhe unë besoj që ka ndodhur. Lulzim Basha thotë që Bashkim Mulaj është oligark i kriminalizuar, ndërkohë që ky person deri në 2013 ka marrë sërish koncesione. Në fund të fundit Basha është partner me ta. Bashkëshortja e Bashës punon me ta bashkë me të vëllain. Ky tani qënka i kriminalizuar kur merr koncesione por partner i besueshëm kur i jep miliona bashkëshortes dhe të kunatit. Po tani ky i kriminalizuar nga paratë që merr nga shteti paguan kunatin e Bashës. Ka 5 vite vite që jemi në qeveri thuhet që ekonomia është rrënuar, dhe nga ky rrënim është ‘lulëzuar’ vetëm kompania e kunatit të Lulzim Bashës.

A janë të ligjshme këto para?

Këtë nuk e vendos unë. Ka institucione që e bëjnë këtë gjë. Unë nuk e akuzoj dot një biznesmen dhe më pas ai biznesmen të shkojë dhe të nënshkruajë një kontratë tek kunati.

Vettingu i politikanëve, a mbani të njëjtin qëndrim që të shkojë në Venecia?

Këtë nuk e kemi vetëm ne. Dhe kjo është një çështje që dihet. Nuk ka shembull më të ngjashëm se ajo që është bërë në Rumani. Atje departamenti anti-korrupsion nuk bëhej nga zyrtarët. Të dal unë edhe Basha atje, ai të thotë Rama nuk kalon, unë të them Berisha nuk kalon. 

Kur ngrihen institucionet SPAK dhe BKH?

Unë jam shpresëplotë se për 27 javë do të ngrihen institucionet. Parimi i reformës në Drejtësi nuk do të zgjidhen më nga parlamenti.

Pse thoni që doni ta çoni çëshjen në Venecia?

Është detyrim.

Basha ka thënë: E rrëzoj Ramën me 10000 vetë por nuk më lë Merkel dhe Trump.

Unë nuk jam i kënaqur si shqiptar me këtë degradim të PD-së. Kjo opozitë s’ka lidership. Sondazhet janë të rëndësishme për të kuptuar se ku je. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu… Opozita është pushtet i rëndësishëm nëse dini ta përdorni. Edhe ne kemi bojkotuar por donim transparencë. Ata kanë bojkotuar për kërkesën e tyre të reformës zgjedhore. Atë të famshmen e çadrës. Paketa është gati, ata e bojkotojnë.

Zgjedhjet lokale, keni ndonjë të konfirmuar? Veliaj p.sh., dhe nëse po pse keni hezituar që ta shmangni?

Ne nuk i kemi dhënë rëndësinë që duhet parlamenteve lokale. Unë vlerësoj që këshillat duhet të kenë një përfaqësim më të mirë. Ne kemi vendsur që listat për kandidat këshilli të mos jetë më e kapur.  çdo person i zakonshëm që mendon që mund ta përfaqësojë më mirë komunitetin e tij le të vijë në PS dhe janë shumë të mirëpritur. Deri më tani kemi 1000 kërkesa.

Erion Veliaj në Tiranë është përfaqësues i denjë me punën që ka bërë. Ne presim që vendimin ta marrin institucionet e PS-së. Erion Veliaj është kryebashkiak merr nota maksimale për performancën e tij. Dua t’ju them që gjithë vendimmarrja është proces që merret nga instrumentat përkatës. Për ne është shumë e rëndësishme që ta hapin PS-në sepse nuk jemi atje ku duhet. Por jemi më të mirët dhe jemi i vetmi instrument për të përfunduar rrugën ku jemi nisur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trump.: 28/09/2018 23:15

    Ti tole ,TI e kercenove dhe TANI shtiresh .Ti do denuar, ti je fajtori .Ok nuk je I vetmi .SIGURISHT QE ke trima qe I PAGUAN .PO MOS u hiq s IKUR nuk te njohim.Me rrenje e me DEGE .Fara juaj po shtofte.SI DO TJA DALIM ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë