Xhixho: Asnjë reagim nga drejtësia për masakrën zgjedhore! LSI ka ngritur grup ekspertësh për votat e pavlefshme! Në ditët në vijim do publikojmë fakte tronditëse

Xhixho: Asnjë reagim nga drejtësia për masakrën zgjedhore! LSI ka ngritur grup ekspertësh për votat e pavlefshme! Në ditët në vijim do publikojmë fakte tronditëse

Zëvendës kryetarja e LSI, Erisa Xhixho

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se organet e drejtësisë nuk kanë reaguar pas depozitimit të kallëzimit penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes, e cila sipas tyre ka cënuar ose deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë para përgjegjësisë penale, ndërkohë që bën thirrje se duhet të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral.

Në një deklaratë për mediat zëvendës kryetarja e LSI, Erisa Xhixho tha se LSI nuk do të ndalet deri në momentin që kushdo që ka cënuar votën e qytetarëve shqiptarë të përballet me drejtësinë dhe të shkojë prapa hekurave.

Më tej ajo shtoi se kjo parti ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin.  Sakaq Xhixho paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i paraqesin opinionit publik, fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja.

'Teksa kanë kaluar një javë nga masakra elektorale e 25 prillit dhe kur i gjithë opinion publik pret reagimin e institucioneve të drejtësisë asnjë prej tyre nuk ka reguar.  LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një. Video! Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe  326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’.

Kjo video që është filmuar në KZAZ numër 31, tregon qartë për shkeljen e ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cënuar vullnetin e qytetarëve.

Organet ligjzbatuese të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral dhe të vënë zonjën në fjalë dhe këdo që ka cënuar ose deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë para përgjegjësisë penale. 

LSI nuk do të ndalet deri në momentin që kushdo që ka cënuar votën e qytetarëve shqiptarë të përballet me drejtësinë dhe të shkojë prapa hekurave.

Në këto zgjedhje u pa qartë përdorimi i administratës publike dhe financave publike në funksion të blerjes së votës. Gjithashtu u pa sërish përdorimi i bandave të pushtetit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të çuar në vend vullnetin e votuesve shqiptarë.

Ditët në vijim do t’i paraqesim opinionit publik, fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja.

Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s'duhet cënuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë.'- tha Xhixho.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like cfloriri: 04/05/2021 05:24

    Me fakt duhen publikuar ato fakte tronditese.... Si Lesh e Li vazhdon edhe ble vota..... Apo nuk quhet ajo pjese

    Përgjigju
  • BENI: 04/05/2021 00:01

    Hunepinokja xhixho eshte nje turp per rinine shqiptare ne parlament...

    Përgjigju
  • Bushi numerusi: 03/05/2021 21:42

    Hahahahaha.....ca video se lat nam..tr gjithe numerusit mbanin shenim dhe ska anje tjetersim vote.pervec faktit qe ne tavoline ishin 4 veta (1 nga lsi dhe 1 nga pd).ska shance te tjetersoje voten.plus ska asnje kontrstim sepse te gjithe kan firmosur per mbyllje procesverbali dhe kutie.lat nam me padhavraaa

    Përgjigju
  • Turi: 03/05/2021 21:34

    Opa, doli dhe Erisa Hundpinokja te bej gam gam se ndryshe nuk merr me pjese ne haremet e likes. Ptuu, flliqsira njerez

    Përgjigju
  • goni: 03/05/2021 20:37

    me siguri tek heshtja e spak kjo e ka edhe per ata te lsi qe u kapen...

    Përgjigju
  • Termeti: 03/05/2021 20:35

    Sa te pa cipe qe jeni ju te Lsi, vetem partia juaj shpk u kap duke blere vota. Tani zhdukuni se e qelbet kete vend duke vjedhur e korruptuar , fytyra baçkalloma

    Përgjigju
  • Lesheli: 03/05/2021 20:33

    O xhixhile,je ne hall se te kane bere papagall pronaret e partise. Kaq keq je ngaterruar,sa te terheqin per hunde? Po burri yt moj nuk te frenon? U bete gazi botes.

    Përgjigju
  • Sifi: 03/05/2021 19:34

    Si nuk te vjen tyrp qe shumica e arrestuarve per blerje vote hane nga LSI dhe jo nga mazhoranca.Qind here te behen zgjedhje PS fiton dhe ju humbni .Vota bqzohet mbi pronen dhe jo mashtrimin

    Përgjigju
  • Ta rras lala sone: 03/05/2021 19:30

    O Erisa Xhiho po si nuk zut mend ju ? Po a ka më fakte tronditëse se faktet e partis tuaj që u kapën në gjith Shqiprin me fakte të pa kundërshtushme që blinit vota. Apo ju e keni si ajo proverba ujku, ujku e çakalli bën kërdin. Ju qofshi që jeni kaq të pa fytyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)