Kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho u ka bërë thirrje qytetarëve që përmes votës së tyre më 25 prill të largojnë keqqeverisje që ka mbizotëruar në këto 8 vitet e fundit. Xhixho tha se kushdo që është intimiduar të mos ketë frikë ë votojë, por përmes të drejtës së tij të shkojë në kutitë e votimit dhe të sjellë ndryshimin. Sipas Xhixhos, PS bën vetëm propagandë dhe shoë si me fushatën e vaksinimit dhe me rrugët e arnuara që bën.
Deklarata e plotë të Erisa Xhixhos
Të dashur bashkatdhetarë, bashkëqytetarë, mbështetës të forcës që unë përfaqësoj ose jo, miq, por edhe kritikë.
Të dashur bashkëvuajtës të një politike të mbrapshtë, shkatërruese, që prej 8 vitesh na dëshmoi se ç’do të thotë të majmesh për vete, të të errën sytë aq shumë nga madhështia në dukje sa të harrosh se nga vjen, kush të solli në pushtet dhe arsyen përse.
Jo vetëm të mos mbash premtimet, por të injorosh çdo vuajtje njerëzore, të degdisësh të rinjtë rrugëve të botës, të shuash shpresën se ky vend bëhet dhe e bëjnë këta njerëz, vetëm po t’u japësh mundësitë e t’u dëgjosh zërin.
Të shtrenjtë votues!
Ti që e ke të shenjtë votën, ti që për të parën herë do të ndihesh forcën e votës teksa i drejtohesh kutisë së votimit, ti që je zhgënjyer dhe mendon të mos votosh, ti që je ende i dyzuar. Mos u tut, mos u intimido, mendo mirë dhe voto.
PS-ja që ka qeverisur 8 vite e tani, me një fushatë të turpshme, herë megalomane, e shumë herë fyese, na kërkon edhe mandatin e tretë ka treguar prej vitesh tashmë se nuk është një forcë e majtë. Votuesit e dinë këtë, shqiptarët mund ta dëshmojnë këtë, pasi e kanë hequr në kurriz gjithë këto vite.
Ajo i la njerëzit e pamundur të braktisur e pa mbështetje, shkeli parimet bazë të së majtës, barazinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.
Në 8 vite, angazhimet e Rilindjes i shërbyen pakicës që u pasurua edhe më shumë, ndërkohë që Partia Socialiste degradoi në një pseudo të majtë, duke lënë në zhgënjim shtresat më vulnerabël, që nga fillimi, por sidomos me menaxhimin e pandemisë.
“Solidariteti dhe drejtësia sociale janë vlerat tona themelore”- thotë PS-ja në programin e saj, teksa prezanton forcën e majtë që pretendon se përfaqëson, duke shtuar se “Asnjë shqiptar në vështirësi nuk duhet të ndihet i braktisur dhe secili e meriton një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë dhe përjashtimit social”. Sa qesharake!
Çfarë ndodhi në vetëm një vit pandemi?
Sipas INSTAT, pandemia nxori mbi 43 400 të papunë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kriza e Covid-19 rriti në 11.8% shkallën e papunësisë, duke thelluar papunësinë edhe mes të rinjve, në nivelin 21.7%. Ku ishte mbështetja e qeverisë në këtë kategori?
Çfarë ndodhi me bizneset? Me gjithë politikën e pagave të luftës, propaganda e madhe qeveritare e kohës së izolimit, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti 26 % e bizneseve në vend kanë kaluar në status pasiv. Vetëm në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 2200 biznese, 934 prej të cilëve vetëm në Tiranë, qindra biznese të falimentuara, qindra të tjera në prag falimenti.
Për çfarë ndihme flet kryeministri i llafeve? Ku është ndihma publike!? Ku është mbështetja e shtetit për bizneset e mesme dhe të vogla në këtë periudhë krize të thellë!? Ku janë ndihmat ekonomike për personat dhe për familjet në nevojë, të cilat rriten përditë në numër!?
Ndërkohë që ndihma ishte me pikatore dhe jo për të gjithë, 100 milionë euro llogaritet shuma që buxheti i shtetit ka paguar për koncesionet në shëndetësi, që nga viti 2015, kur filloi për herë të parë zbatimi i kontratave të Partneritetit Publik-Privat, deri në maj të vitit 2020. Kjo është e majta që mbështet nevojtarët dhe garanton solidaritet?
Kryeministri, që premtoi se me mandatin e tretë do të sjellë ujë 24 orë në Tiranë, duhet t’u përgjigjet nxënësve, që në këtë vit të vështirë u çoroditën mes një arsimi inekzistent, me prova të dështuara të platformave online, kur nxënësit nuk kanë qasje në internet, nuk kanë tualete në shkolla, nuk kanë ujë të rrjedhshëm, nuk u mbështetën me infrastrukturë.
Rilindja e propagandës së madhe, e shoë me fushatën e vaksinimit e videove me ngjyra dhe e rrugëve reale me arna, e skandaleve me tendera, e pabarazisë, na tregoi për të qindtën herë se vetëm transparente nuk ishte.
Lojë e pistë u bë edhe me shifrat e viktimave nga kovidi, që sipas një raporti të fundi të Monitor, në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë. Zero transparencë tjetër lidhur me vaksinat që po u injektohen shqiptarëve, heshtje për pasoja që raportohen, asnjë llogaridhënie, qoftë edhe sqaruese. Ku është qeveria e besueshme?
Të dashur votues! I vetmi element i majte tek Partia Socialiste, jane fjalet ne programin e saj, ne vepra jemi perballur me tete vjet favoritizem, nepotizem, e manipulime.
Per nje vend ne zhvillim si Shqiperia, ku pjesa derrmuese e popullsise vuan ekonomikisht dhe mezi mbyll muajin, nevojiten politika vertet te majta, qe mbeshtesin gjthe qytetaret, sherbime publike te forta dhe cilesore, masa sociale jetegjate, ndaj zgjidhni kete forme qeverisje per Shqiperine! Zgjidhni qeverisje per shumicen, jo qeverisjen qe favorizon pakicen e kamur! Zgjidhni qeverinë që ju ka juve në qendër të programit, të prioriteteve dhe qe ju garanton akses të barabartë në shëndetësi, arsim, për punësim të sigurt e për paga të mira për një jetë të denjë!
Besoni në forcën tuaj! Ju jeni ndryshimi! Me 25 prill bejeni ndryshimin realitet!
Mallkuar qofte ai Tiranas qe i jep nje vote te vetme Erisa Hundpinokes qe do punesohet tek teatri i kukullave per femijet.kjo sharebajge e neveritur e Jales per skrap me 25 prill
Përgjigju