TIRANË - Debate në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, për kthimin në krye të AKEP-it të Pirro Xhixhos. Kanë qenë anëtarët opozitës ata që kanë kundërshtuar rikthimin e tij në këtë detyrë, pasi u largua nga PD-ja në maj të vitit 2013.
Më i ashpër ka qenë deputeti, Sokol Olldashi i cili ka deklaruar se, rikthimi i Xhixhos në këtë post është thjeshtë një ndarje e tortës mes PS-së dhe LSI-së. Ndërkaq ministrja Mirela Harito, ka deklaruar se, me rikthimin në detyrë të Xhixhos është vënia në vend e paligjshmërisë që ka bërë PD-ja me largimin e tij.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Spartak Braho, ka deklaruar se, kjo forcë politike i ka mbajtur në pushtet demokratët, por këtë gjë e kanë harruar.
Në fund të debatit, me votat e mazhorancës është miratuar edhe rikthimi i Pirro Xhixhos në krye të AKEP, ndërsa 7 deputetët e opozitës kanë votuar kundër.
MË POSHTË DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE
Fino: Respektoni rregulloren.
Strazimir: Pse do të marrim ty leje kur do flasim o Bashkim.
Klosi: Pse çfarë keni, shoku Fatmir po e drejton shumë mirë mbledhje
Strazimiri: Do më lësh të flas se shoku Fatmir e dimë që e drejton. Nëse une vjedh të bej pyetje
Klosi: Ka mundësi ti heqësh ato gishtat mos na i ngri.
Strazimiri: Gishtat i ngre unë.
Fino: O Halim po ti ke qene dhe ministër, çfarë i ke këto që thua
Olldashi: Në pritshmëritë tuaja çfarë do ti sjellë emërimi i zotit Xhixho
Fino: Erdhe me vonesë Sokol.
Harito: Këtë do ta bëjmë me të gjitha aktete e paligjshme që keni bërë ju
Olldashi: Po i jepni kompetenca vetes kur thua të pavlefshme.
Harito: Absutisht jo.
Bylykbashi: Kur është data që u shkarkuan këta persona që do riktheni në detyrë.
Harito: Në Maj të 2013.
Bylykbashi: Ka një afat për të bërë një rikthim.
Harito: Akti juaji ishte i paligjshëm.
Subashi: Çfarë mandati kanë fituar anëtaret e rinj. Mandati e mbetur apo një mandat të ri 5-vjeçar?. Kuvendi nuk ka pritur mbarimin e mandateve të anëtarëve të AKEP, por i ka shkarkuar.
Olldashi: Qeveria po e kthen Kuvendi në një institucion të hetimit. Qeveria nuk ka pse përdor vulën e Kuvendit për të legjitimuar paligjshmërinë. Mendoni pak më afatgjatë sepse gjërat që po bëni sot do t’iu kthehen nesër në kokë. Doni të vendosni Xhixhon për ndarjen e tortës PS-LSI, vendoseni por gjeni hapat ligjorë.
Harito: Për paligjshmërinë nuk e di se si mund të flisni.
Halimi: Ju thashë që të mos e jepni fjalën ministres se do ja nxinte faqen dhe më shumë qeverisë. Ngelet i tillë. Kjo mazhorancë apo një tjetër nuk e bën aktin e pavlefshëm. Mos e vini parlamentin në vështirësira të tilla.
Braho: LSI u mbajti tetë vite në pushtet dhe e keni harruar këtë fakt. Pirrua nuk la që ta hante tortën ministri përkatës por u shkarkua kur u bë koalicioni.
Halimi: Këto kërcënime nuk e bëni dot. Fol për veten.
Xhafaj: E kishit 8 vite parlamentin, çfarë sillte kryeministri juaj, vetëm ngrinit kartonin. Kjo është një mazhorancë që edhe mund të kthejë e të ndryshojë. Qeveria ka sjellë një propozim dhe pushteti legjislativ do të marre vendimin e vet. Është përgjeshmëri e Kuvenit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com