Xhubleta në UNESCO? Koleksionistja Luljeta Dano rrëfen vlerat e saj

A duhet që të merret në mbrojtje xhubleta nga UNESCO? Kjo është dilema më e madhe, për të cilën koleksionistja edhe poetja Luljeta Dano, një jetë të tërë ja ka kushtuar kësaj pune. Ndërsa, gjatë këtyre ditëve është duke ndjekur trajnimin për Inventarizim të Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale, që zhvillohet në Tiranë.

 “Unë po e ndjek me shumë dëshirë këtë trajnim për inventarizimin e Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale, shpresoj që në fund të mbarimit të trajnimit të arrij që t’i përgjigjem vetes, që institucioni i xhubletës që unë i kam kushtuar të gjithë punën time: A është një element i gjallë edhe duhet që të merret në mbrojtje nga UNESCO apo është një element muzeor? Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj. Më pas nuk  janë prodhuar më. Natyrisht që në logun e Bjeshkëve shikojmë xhubleta për vajzat e vogla, që nuk kanë lidhje për prodhimin e xhubletës. Besoj se nuk mund të quhet se është e gjallë, por duhet që t’ja lëmë fundit të trajnimit”, shprehet poetja edhe koleksionistja Luljeta Dano.

Por sa ruhet kjo traditë në familjet malësore, aty ku edhe xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore.

 “Ndërtimi i xhubletës është shumë i sofistikuar. Gjithë areali, muzetë shqiptarë edhe koleksionet private kanë një numër që shkon deri në qindra numri i tyre. Unë kam parë edhe në shtëpitë malësore që në qilarë kanë arka që janë me xhubleta të paprekura. Pavarësisht se shumë xhubleta kanë dalë nga tregjet e Shkodrës, Milotit edhe Krujës, është për t’u gëzuar që shumë xhubleta janë edhe nëpër familje. Mendoj se edhe arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra. Unë kam një përzgjedhje të orientuar tek simbolika e xhubletave. E orientuar në dekoracionin e tyre, duke përfshirë të gjithë elementët ndërtues të xhubletave edhe stolitë”, na rrëfen më tej koleksionistja.

Koleksionistja Dano na tregon edhe se cila është puna që bën çdo ditë me xhubletën për mirëmbatjen e saj.

“Unë punoj çdo ditë në lidhje më xhubletën duke e konservuar. Ajo ka shumë nevojë për mbrojtje nga mikroorganizmat, për botim edhe fotografim. Mendoj se xhubleta më e vjetër ndodhet në Muzeun e Njeriut edhe i përket shekullit të XVIII, xhubletat më të vjetra që ndodhen në koleksionet shqiptare janë nga shekulli i XIX”, na shpjegon më tej Dano.

Koleksionistja përfundon se nëse pas trajnimit, që do të bëjë nëse del në përfundimin se xhubleta është ende “e gjallë”, atëherë do të vazhdojë punë për ndërtimin e dosjes, që të merret në mbrojtje nga UNESCO.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë