Xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta në turneun ndërkombëtar "Sëiss Judo Open". Kelmendi e Gjakova garuan në turneun që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.
Kelmendi është llogaritur favorite në kategorinë deri 52 kg. Ajo fitoi të gjitha luftërat me "Ippon" dhe për një kohë shumë të shkurtër. Nga kampi i Kelmendit kanë thënë se për olimpisten kosovare ky turne kishte rëndësi psikologjike, që ajo të fitojë në vetëbesim.
Kelmendi tashmë ka siguruar normën për paraqitje në lojërat olimpike "Londra 2012". Kelmendi llogaritet ndër xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri 52 kg. Turneu i Gjenevës kishte pak xhudiste të nivelit të Kelmendit. Kelmendi në finale të kategorisë deri 52 kg mposhti gjermanen Veren Thumm.
/Shqiptarja.com