Politika do të vendosë nëse shpresa olimpike, Majlinda Kelmendi, do të lejohet të përfaqësojë vendin e saj, Kosovën, në Lojërat Olimpike në Londër këtë vit. Përderisa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk merr një vendim për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe të ndjekë 89 shtetet që kanë bërë këtë - kampionia e xhudos Kelmendi nuk do të jetë në gjendje të ngrejë lart flamurin e shtetit të ri të Ballkanit.
"Ndoshta nuk do të jem në gjendje të prezantohem me flamur të Kosovës, por të gjithë e dinë se jam nga Kosova", ka thënë 20-vjeçarja gjatë stërvitjeve këtë javë.
Fytyra e Kelmendit është paraqitur në billborde nëpër kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën, katër vite pasi territori me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia.

/rb/shqiptarja.com