Xhudistja Majlinda Kelmendi
fiton "medaljen e artë" në Paris

Xhudistja Majlinda Kelmendi<br />fiton "medaljen e artë" në Paris
Xhudistja me origjinë kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin”, në Paris. “ Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minuti. Ndjenja të çmendura në Bercy! ” ka qenë ky postimi në rrjetin social facebook i trajnerit të saj Driton Kuka. 

majlinda kelmendi

Ajo arriti të siguronte fitoren në një përballje më xhudisten rumune Andrea Chitu. Gjatë momentit të dorëzimit të medaljen Kelmendi është përlotur.
 
Xhudistja me origjinë kosovare është shpallur fituese në shumë gara prestigjioze ndërkombëtare si Ëorld Masters” në Tiomen të Rusisë. 

Ajo garoi në Lojërat Olimpike të Londrës nën flamurin shqiptar por pas kësaj olimpiade federata ndërkombëtare e xhudos e njohu me të drejta të plota si pqrfaqësuese e Kosovës .
 
Majlinda Kelmendi shkruajti historinë teksa i dha titullin e pare “kampione bote” vendit te saj Kosovës ne kampionatin botëror te xhudos ne Brazil 2013.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin